Partitë shqiptare në Maqedoni për herë të parë e kanë mundësinë të bien dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike, për avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëvë në këtë shtetë, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Ato mund të hyjnë së bashku në qeverinë e ardhshme, por ekziston mundësia që edhe nëse një parti shqiptare mbetet jashtë ta jap mbështetjet për realizimin pikave kyce të Platformës së Shkupit, e cila më vonë u quajtë Platforma e Tiranës.
Me këtë është sidomos që të realizohet pika një e kësaj platform e cila parasheh zbatimn e përpiktë të parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e RMV, ku shqiptarët njihen si popullësi shtet-formuese. që shqiptarët të njihen si popull shtetformues.
Pastaj arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se “gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.
Si pikë tjetër e rëndësishem duhet të parashtrohet edhe arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal. Ku në pikën 2 parashihet qartë krijimin e mekanizmi të ri, në formën e një Komisioni Shtetëror për Financimin e Komunave, për një vendimarrje më të drejtë për grantet qeveritare në përfitim të komunave. Si dhe krijimin e një Ministrie për Sistem Politik dhe Marredhenie midis Komuniteve, si organ përgjegjës për respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në zonat e defavorizuara.
Në këtë pikë është e rëndësishme edhe realizimi i përfaqësimit të drejtë në organet e sigurisë, ushtrisë, inteligjencës, të drejtësisë si dhe zbardhja e plotë e të gjitha rasteve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve.
Prandaj është me rëndësi që partitë shqiptare ti lënë inatet anash dhe të ulen për të biseduar se cilat janë kërkesat e tyre të përbashkëta në qeverisjes e ardshme.
Është momenti i fundit që politikanët shqiptarë të mos mendojnë vetëm për interest e tyre personale dhe klanore, por për interesim kombëtarë.
Le të mos i mendojnë që në fillim pozitat e larta, drejtoritë që sjellin benefite personale për ta, si pagë të majme, vetura zyrtare, sekretaresha e gjëra tjera.
Është me rëndësi që kësaj herë të ulen në Shkup dhe ta arrijnë këtë marrëveshje, Tirana zyrtare mund të ndihmojë, por duhet bëhet dallimi me Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi se shqiptarët këtu nuk janë pakicë kombëtare.(Muhamer Pajaziti/INA)