Platforma me 11 pika e Metës, Këshill Politik për drejtësinë dhe integrimin

0

Presidenti Ilir Meta, ka dalë më një platform ë, duke kërkuar ngritjen e një Këshilli Politik në nivele të larta, për të adresuar çështjet që lidhen me drejtësinë dhe çështje të tjera të integrimit. Platforma daton para shembjes së Teatrit ndërsa sot Presidenti e ka diskutuar gjerësisht me partitë opozitare dhe më pas edhe me Ambasadorët e vendeve të be-së. Nëqoftëse ky propozim pranohet, do të krijohej një tryezë dialogu mes Ramës dhe Bashës.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Presidenti Ilir Meta priti në vilën presidenciale kryetarin e opozitës Lulzim basha, bashkë me krerët e partive të tjera opozitare.

Në përfundim të takimit I cili zgjati për rreth 60 minuta, askush nuk u prononcua për mediat, ndërsa Presidenti njoftoi se biseda është eshte fokusuar tek nje platformë që Kreu i Shtetit pritet ta propozojë për integrimin e vendit.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur tensioni politik është ndezur, ndërsa Presidenti nuk harron ti kërkojë opozitës të kthehet në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

“Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Takimin kreu i opozitës Lulzim Basha e komentoi shkurt në rrjetet sociale, ndërsa thotë se u diskutua gjerësisht për krizën politike.