Plenkoviç: Nëse Putini vjen në Kroaci, do ta arrestojmë menjëherë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/03/2023

“Nëse presidenti rus Vladimir Putin, për të cilin Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti, do të vinte në Kroaci, ai do të arrestohej në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj”, tha sot në Bruksel kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.

Kroacia aderoi në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe miratoi një ligj për bashkëpunimin me gjykatën.

“Ai ligj parashikon të gjitha procedurat në rast se ka urdhër arrest për një person dhe me sa di unë këtu nuk vlen imuniteti. Prandaj, procedura do të ishte pikërisht ashtu siç e parashikon ai ligj, dhe policia kroate dhe autoritetet kompetente me siguri do të reagonin”, tha Plenkoviç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se si do të vepronte Kroacia në rast të vizitës së Putinit.

Plenkoviç vuri në dukje se një vizitë e tillë “gjithsesi nuk është realiste”. “Unë nuk besoj se ai do të shkojë në vendet që janë nënshkruese të Statutit të Romës kaq shpejt,” tha ai. Statuti i Romës është një traktat ndërkombëtar që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

IMG_1268

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

boki-649x430

Boki 13: Kam kërcënime nga politikanët aktualë nga pushteti! Zoran Zaev është gjithçka, vetëm jo njeri që e mbron ligjin

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Anketa e CRPC: Davkova para Pendarovskit, Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë! (TABELA)

taravari kurti

Arben Taravari dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën

INFO

NA NDIQ