Plevneliev: RMV duhet t’i fillojë negociatat me BE-në

0

Ish-presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev në deklaratë për BGNES, theksoi se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se presidenti i Francës Emanuel Makron nuk duhet t’i bllokojë negociatat.

“Çdoherë kam qenë kundër kur dikush nga vendet anëtare të BE-së, siç është tani rasti me Francën për shkaqe të brendshme politike e bllokon zgjerimin e Unionit dhe projektet e përbashkëta të cilat janë të interesit të përgjithshëm. Të gjithë e dimë se sa është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tani të marrin ftesë për fillim të negociatave. Në momentin kur ka konflikt mjaft të fuqishëm gjeopolitik në Ballkan, BE-ja duhet ta tregojë fuqinë e vet”, tha ish-presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.