Pllaka “Dardanus”, Prokuroria do të marrë masa nëse ka shkelje

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/02/2023

Drejtori i Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skënder Asani deklaroi se pllakat që janë gjetur në lokalitetin arkeologjik “Shkupi antik” janë të rëndësisë së veçantë për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Ai i shqetësuar vlerëson se pikërisht këto dy pllaka kanë të bëjnë shumë me historikun e shqiptarëve të lashtë dhe se mund të kenë fatin e mijëra objekteve të tjera që janë zhdukur ose janë zhvendosur në muzetë e Shkupit, por që nuk janë prezantuar apo interpretuar shkencërisht. Asani kërkon nga Prokuroria Themelore Publike që të reagojnë dhe të marrin masa ndaj atyre që kanë lejuar ndërtime aty ku nuk duhet.

“Prokuroria duhet të marrë masa dhe nuk duhet të pret letra të shkruara përderisa rasti është i publikuar dhe i qartë. Këto dy pllaka janë shumë të rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare”.

Ndërkohë, Biljana Arsovska nga prokuroria themelore publike Shkup, për TV SHENJA tha se prokuroria publike monitoron me kujdes të gjitha zhvillimet dhe informacionet në lidhje me rastin e pllakatave të gjetura në lokalitetin arkeologjik “Shkupi antik” dhe se në rast se konstatohet se është bërë shkelje e ligjit prokuroria do të merr masa.

Përndryshe, gjatë punimeve në lagjen Karposh të Shkupit, te varrezat e vjetra, kur po kryheshin gërmime arkeologjike janë zbuluar dy pllakat që datojnë nga shekulli VI dhe në njërën prej tyre qëndron mbishkrimi DARDANUS. Në atë vend thuhet se është paraparë të ketë ndërtime. Sipas ekspertëve në këtë rast vazhdimi i punimeve mund të gjobitet dhe ndëshkohet me burg në bazë të ligjeve të Maqedonisë së Veriut. Pllaka me mbishkrimin DARDANUS tashmë është dërguar në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë së Veriut./SHENJA.tv

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

INFO

NA NDIQ