Po bëhen përpjekje që të punësuarit në shëndetësi t’i marrin pagat e janarit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/02/2023

Përfaqësues të organizatave sindikale të të punësuarve në sektorin e shëndetësisë sot para FSSH-së do të kërkojnë pagesën e pagave për janarin dhe do të informojnë për hapat e ardhshëm nëse nuk i marrin pagat gjatë ditës.

Paralajmërime për protestë për shkak të pagave të papaguara ka nga mjekët, infermieret, dhe kuadri i tjetër medicinal nga SPQ “8 Shtatori” dhe Qendra Klinike “Nëna Terezë”, si dhe nga organizata të tjera shëndetësore në vend.

Pagat e janarit të të punësuarve në shëndetësi janë vonuar për shkak se ishte sulmuar sistemi i Fondit. Sistemi i TI-së i FSSH-së ndërpreu punën më 6 shkurt pasi ishte cak i një sulmi kibernetik.

FSSH të enjten kërkoi që të gjitha institucionet shëndetësore të dorëzojnë të dhëna për të punësuarit që të mundet të paguhet paga.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi paralajmëroi se nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi, pagat për kuadrin në shëndetësi do të sigurohen nga Regjistri Qendror, ndërsa pastaj do të rregullohen me thesarin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Siguri se do të tejkalohet problemi me sulmin e hakerëve në Fondin e Sigurimit Shëndetësor shprehu dje edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në intervistë për MIA-n tha se janë angazhuar ekspertë vendas dhe të vendeve-anëtare të NATO-s. Të dhënat personale të qytetarëve, siç theksoi, janë të mbrojtura dhe apelon për qetësi, ndërsa po bëhen edhe përpjekje që t’u paguhen pagat e punonjësve shëndetësorë. Para në Buxhet për pagesën e pagave ka, tha Kovaçevski.

“E kuptoj revoltën e punonjësve të shëndetësisë. Fillimsht, pati informacione se nuk kishte para në Buxhet. Para në Buxhet ka edhe në Fondin e Shëndetësisë edhe në buxhetin qendror, megjithatë duke pasur parasysh mënyrën se si paguhen pagat dhe duke pasur parasysh sulmin kibernetik që po ndodh, kjo nuk ishte e mundur të bëhet ditëve të fundit. Ne kemi punuar së bashku me Ministrinë e Financave dhe me të punësuarit në Arkë që kjo të bëhet nga arka qendrore, që është një çështje e komplikuar, por që po punohet”, deklaroi Kovaçevski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

INFO

NA NDIQ