A po bëhet Aleanca me Besë, “ndejat” e shpeshta mes Selës dhe Kasamit

0

Në horizont është riaktivizim i bashkëpunimit mes “Aleancës për Shqiptarët” dhe Lëvizjes Besa. Burime të afërta me dy partitë për “Nezavisen” konfirmojnë se janë shumë afër përsëri të formojnë koalicionin “Aleanca me Besë”. Ky skenar filloi të realizohet që nga largimi zyrtar i Aleancës për Shqiptarët nga kabineti qeveritar dhe tejkalimit në opozitë, pas së cilës pësoi takimi mes dy liderëve Zijadin Sela dhe Bilall Kasami. Pikërisht në këtë takim ka lindur ideja për riaktivizimin e “Aleancës me Besë”, me çrast do ti kundërshtohen kyçjes eventuale të PDSH-së në Qeveri me BDI-në.
Ky bashkëpunim nuk do të jetë i pari pasiqë dy partitë bashkuan forcat edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale vitin e kaluar. Gjatë kampanjës kryetari i Lëvizjes Besa Billall Kasami deklaroi se është i kënaqur nga ky bashkëpunim dhe se i njejti “është rezultat i kërkesave që kanë dërguar votuesit dhe simpatizantët e dy partive.”