Po bie numri i lindjeve në Shqipëri, shifra shqetësuese

0

Lindjet dhe shtesa natyrore e popullsisë vijojnë të shënojnë rënie në Shqipëri ndërkohë që studiuesit vlerësojnë se vendi është në një emergjencë demografike që kërkon hartimin e politikave për të frenuar migrimin, reduktuar varferine dhe rritur lindshmërinë. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Instituti i Statistikave numri i lindjeve për tremujorin e dytë të vitit 2019 ishte në Shqipëri 6362, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Po sipas këtyre të dhënave edhe shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2019, shënoi një rënie me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Qarku i Gjirokastrës vijoi të regjistrojë numrin më të ulët të lindjeve me një rënie 10% krahasur me një vit më parë ndërsa nëntë nga 12 qarqet e Shqipërisë regjistruan rënie të lindjeve në tremujorin e dytë 2019.

Në fillim të ketij viti Qeveria shqiptare njoftoi shpërndarjen e një bonusi me qëllim nxitjen e rritjes së popullsisë. Nga 1 janari i vitit 2019 familjet përfitojnë 40 mijë lekë për fëmijën e pare të lindur, 80mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120.000 mijë lekë për fëmijën e tretë. Emigracioni dhe nivelet e larta të varfërisë në shumë zona shihen ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në rënien lindjeve dhe uljen e shtesës natyrore të popullisë. (VOA)