Po e kërkon me ngulm Man United, por Zidane ka arritur marrëveshje me një klub tjetër

ina-online
ina-online

03/11/2023

Zinedine Zidane raportohet se tashmë ka rënë dakord për një rikthim në stol por vetëm me një kusht, mes thashethemeve që po e lidhin atë me Manchester United.

Këtë javë, Zidane është raportuar se është një kandidat potencial për të zëvendësuar Erik ten Hag pas fillimit të dobët të sezonit.

Tifozët e United i bënë të qarta ndjenjat e tyre pas humbjes me rezulta 3-0 të mërkurën mbrëma kundër Neëcastle United në raundin e katërt të “Carabao Cup”.

Që atëherë, shanset janë rritur për shkarkimin e Ten Hag, me Zidane si njeriu kryesor për të marrë drejtimin e United.

Megjithatë, muajin e kaluar u raportua se ish-lojtari dhe trajneri i Real Madridit ka rënë dakord të kthehet në stol me një kushte.

Raporti thoshte se duhet të plotësohet një kusht që Zidane të kthehet.

Është thënë se Zidane ka pranuar të bëhet trajneri i ri i Marseille nëse shitja e klubit në Arabinë Saudite finalizohet.

Fuqitë e mëdha në Lindjen e Mesme janë lidhur me blerjen e skuadrës franceze dhe besohet se ata kërkojnë të veprojnë në të njëjtën mënyrë, ashtu siç bënë me Newcastle në Angli.

Është thënë gjithashtu se arabët kanë pranuar kërkesën e Zidane për të pasur një buxhet prej 260 milionë eurosh për transferime të reja.

Këtë verë, klubet në Arabinë Saudite kanë dhuruar shuma të mëdha parash për të joshur disa nga yjet më të mëdhenj në Evropë për t’u bërë pjesë e Ligës Saudite.

Pasi Cristiano Ronaldo iu bashkua Al Nassr në janar, emra si Benzema, Firmino, Neymar, Neves dhe Mahrez që të gjithë janë larguar nga futbolli evropian dhe tashmë janë pjesë e kampionatit arab.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Këto janë 12 klubet të cilat e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve

zekirija ramadani

Zekirija Ramadani rikthehet në Kosovë, firmos me Dritën e Gjilanit

daja

Daja: Nëse pretendojmë një ëndërr të çmendur, duhet ta fitojmë ndeshjen ndaj Plzenit

champions-logo

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme në Champions League

sylvinjo

‘Do të çojë Shqipërinë në Botëror!’ Sylvinho edhe dy vite të tjera me Shqipërinë?

barcelonaa

Katalanasit i kundërpërgjigjen Bayernit

struga trim lum

Struga si mysafire mposhti Vardarin

Nadal

Nadal i rikthehet fushave të tenisit

karton futboll

Në futboll do të ketë edhe karton portokalli

INFO

NA NDIQ