Po i çojmë paratë aty ku është e nevojshme, thotë kryeministri Kovaçevski

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/03/2022

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes profilit të tij në Facebook ka shkruar se Qeveria e udhëhequr nga ai përmes masave për ballafaqim me krizën ekonomike po drejton paratë drejt qytetarëve në nevojë.

“I drejtojmë paratë aty ku është më e nevojshme – për mbështetje financiare të qytetarëve dhe kompanive. Prioritet i vetëm për momentin është që ta mbrojmë standardin e qytetarëve dhe të ruajmë stabilitetin ekonomik”, shkroi mëngjesin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski shkruan se Qeveria e re për vetëm 50 ditë tregon se mundet dhe di të përballet me sfidat.

“Fuqishëm i subvencionojmë qytetarët për energji elektrike e cila do të ishte 80 për qind më e shtrenjtë nëse nuk ka subvencione. E zgjidhëm problemin me ngrohjen në Shkup. I mbështesim kategoritë e ndjeshme të qytetarëve financiarisht për rrymë dhe blerje të produkteve themelore. Përmes një varg masash i ruajmë çmimet e produkteve themelore stabile. Me pakon e re prej 26 masave 400 milionë euro nga buxheti drejtojmë për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive”, shkroi Kovaçevski.

Kryeministri shkruan se është rritur paga minimale dhe pensionet.

“Dua që qartë të porosis, të gjithë funksionarët, të gjithë ata që punojnë dhe paguhen nga qytetarët me përgjegjësi maksimale t’i shpenzojnë paratë shtetërore. Njëkohësisht, dua t’i porosis qytetarët dhe kompanitë se secili ka përgjegjësi për shfrytëzim racional të resurseve energjetike në kohë të krizës së madhe energjetike. Ky do të jetë vit i rëndë ekonomik, por fuqishëm besoj se bashkë do ta tejkalojmë”, shkroi Kovaçevski në Facebook.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tara

Taravari: Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë minimum 800 euro (Video)

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

IMG_1243

Kasami: VLEN do të ndajë 500 milionë euro për komunat shqiptare

improvizim bujar

Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

INFO

NA NDIQ