Po imazhet e fotografive, si duhet ti “lexojmë”!?

Nga Beqir SINA

Duke dëgjuar dekleratat e saj prej nga 25 Prill 2021, dhe parë disa fotografi të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, znj. Yuri Kim, me “ngacmoi” deri te ideja të “lundroja” thellë në rrjetet sociale, portale e tjer. Madje shkova aq sa mundet edhe në ato zyrtare të Washingtonit, për të parë qoft edhe një të vetme si fotografit e Yuri Kim, që i publikon shpesh her , ajo vet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA, në Tiranë.

Dhe, për këtë kam vrejtur, dhe kam kërkuar në shumë imazhe të fotografive nga mbarë bota, e sidomos e ambasadorve amerikan nga çdo link interneti. Pikërisht nga ato zyrtare që bënë linku i Ambasadës Amerikane në Tiranë në publikimin e fotografive krahasuar me të tjer diplomat.

Është, krejt e pa mundur me gjetë qoft edhe një imazh të përngjashëm me “gëzimin e harenë e madhe” të shprehur në takimet , si ato që ka publikuar vetë Yuri Kim, pra fotografit me Kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj, MB Blendi Çuçi dhe ndonjë me KM Edi Rama.

Po ti shikosh këto fotografi nga syri i një njeriu të thjesht që nuk i njeh “karakteret” e këtyre imazheve, mendoj se çdo njeri do të mendonte se ishin fotografi dasmash – Dhe, aspak fotografi me imazhe diplomatike, dhe sidomos ato fotografi që jemi mësuar për të parë të diplomatve amerikan, Jo e Jo! As që bëhet fjalë.

Me këto fotografi si ato që vetë Ambasadoria Kim “, ka përcjell shpesh her , sidomos pas zgjedhjeve të 25 Prillit, nëpërmjet linkut ( The United States Embassy Tirane- Albania) me takimet me Edi Ramën, Erjon Veliaj dhe Blendi Çuçi , Ambasadoria e SHBA, Yuri Kim, jo një herë por disa herë është fotografuar duke “qeshur me të madhe, dhe jashtë mase e hareshme”, si me Blendi Çuçin dhe me Erjon Veliaj.

Çka po për mendimin tim, janë fotografi për të mos treguar aspak diplomaci Amerikane, për detyrën që ajo shërben.

Pra me këtë rast Ambasadorja, është duke dhënë pa dëshirën e vet dijën e monentit që merret nga fotografia e saj, se çfarë imazhi të kundërt është bërë bazuar në përmbajtjen e fotografive të saj.

Këto fotografi që i ka përcjell vet Ambasadoria Yuri Kim, në kërkimin tim për të parë , nuk po i gjejë kërkund. Qoftë këto edhe te një ambasador apo diplomat amerikan në botë, fotografi që janë të kundërt me atë të imazheve që duhet të karakterizohet takime të këtilla me një diplomate Amerikane.

Fotografi zyrtare këto që shikohen me “lupën” e diplomacisë Amerikane, më para se të publikohen.

Pasi këto imazhe për mendimin tim i heqën në mënyrë efektive dhe të pa nevojë pozës, atë rëndësinë se ku qëndron ajo në të vërtet fotografia.

Pasi këto lloj fotografish dihet si përdoren nga politikanët në Shqipëri, ose nga mediat, gazetarët dhe analistë, nga ata keq-përdoruesit, që marrën me mend fjalë “kyçe” ose terma që mund ose nuk mund të kenë një rezultat të saktë të pozës.

Këto imazhe janë fotografi me mesazhe të kundërt të imazheve që përcjellin kudo ku shërbejnë ambasadorët dhe diplomatët amerkan – të cilët përcjellin në çdo rast “imazhin e Departamentit të Shtetit” të Washingtonit – SHBA.

Mbasi të fotografuarit me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, dhe Eroin Veliaj – mjeshtër i propogandës po i shfrytezojnë çdo fotografi apo takim po nëpërmjet propogandës së tyre , madje duke i “servirur” në elektoratin e tyre edhe “si një përkrahje , apo mbështetje dhe miqësi e madhe” personale me ta.

Çka ata në çdo zgjedhje – po marrin edhe votat e shqiptarve.

Fotografit e Erjon Veliaj me ambasdoren amerikane Yuri Kim, në stërvitjen ushtarake “Defender 2021” , janë bër virtuale, në të gjitha rrjet sociale jo një herë por me dhjetra herë. Madje edhe në televizionet, gazetat dhe portalet e qeverisë dhe pushtetarve në Tiranë, duke u servirur sa andej e këndej si një mbështetje e fuqishme që kan ata nga Washingtoni si për Kryeministrin Edi Rama, po ashtu edhe për Kryebashkiakun e “preferuar” të Washingtonit Erion Veliaj.

Fotografit në të cilat përdoruesit e Tiranës ( mediat pro qeveritare) thonë se ato shpërndajnë imazhe që zbulojnë përmbajtje që lidhet me një imazh të veçantë të takimve të tilla me Ambasadoren e SHBA, në Tiranë, nuk duhet të zyrtarizohen edhe në faqen e Ambasadës së SHBA. Dhe, nuk duhet tu lejohet këtyre personazhve të bëjnë propogandë mediatike, por edhe tu tërhiqet “vrejtje”!

Së fundi lind pyetja ; “A e ka kuptuar, apo a e ka mësuar Ambasadoria Yuri Kim, se në Shqipëri, qoftë pozita apo opozita e shfrytëzon në çdo kohë imazhin e çdo fotografie dhe çdo takimi me Ambasdoren amerikane në Tiranë, dhe me çdo diplomat nga Departamenti i Shtetit, kongresisit dhe senator qoft edhe me një imazh një fotografie të tillë?

(Edi Rama , në kohën e Presidentit Obama e ka paguar 40 mijë dollarë për një fotografi të përvjedhur “ilegale” me ish kandidatin për President athere Barak Obama.)

Dhe, ajo të zbulojë se çfarë versione të manipuluara, nxjerrin ata që janë personazhe kryesore të këtyre fotografive në Tiranë.

Dhe, të vijë një ditë që Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim të mos na “çudisë” më me anë të “imazheve” që na përcjell nga Tirana , me fotografit dhe dekeleratat e saj të fundit pas takimit me kryetarin e PD-së, se ” Shqiptarët të mos hanë barë më”….!