Analiza CNN: Pse Perëndimi mbështet regjimin e Vuçiç dhe jo Kosovën

ina-online
ina-online

14 Gusht, 2023

Gjiganti mediatik CNN, ka analizuar në një shkrim të gjatë qasjen e Perëndimit ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që sipas autorit Christian Edwards po e rrezikon destabilizimin e Ballkanit.

Përpjekjet për të afruar Serbinë me Perëndimin nuk do të prodhonin gjë tjetër veçse një “Kalë Troje” rus në mes të Bashkimit Europian. Kjo është analiza që sjell CNN përmes zërit të disa ekpertëve ndërkombëtarë, lidhur me situatën e tensionuar në rajon si pasojë e konflikteve Kosovë-Serbi.

Në artikullin e gjatë të CNN qasja e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë trajtohet si shumë më tolerante se ndaj Kosovës, kjo pasi sipas ekspertëve, zyrtarët perëndimorë e shohin Serbinë si shtetin kryesor të Ballkanit.

Kjo formë e zgjedhur nga ndërkombëtarët për të zbehur ndikimin rus në rajon sipas Majda Ruge, eksperte në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, nuk është aspak efektive.

“Duke supozuar se ne e sjellim Serbinë në BE, me këtë lloj regjimi, ju praktikisht po sillni një “kalë tjetër Troje rus” në BE, njëjtë si në formën e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Po, ju mund të ndikoni në zgjerim, por sigurisht që nuk do të neutralizoni ndikimin rus në rajon, thjesht do ta importoni atë në BE”, thekson Ruge.

Deklaratat e Vuçiç për një Serbi perëndimore janë larg zbatimit në terren, dhe deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka qënë shumë kritike për qëndrimet që BE ka mbajtur ndaj Kosovës sjell në vëmendje disa raste.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë sanksionuar shefin e BIA-s, Aleksandar Vulin dhe në përgjigje, sipas CNN, Vuçiç ndaloi eksportimin e armëve për një muaj.

Në përgjigje të sanksionimit të Vulinit, Vuçiç ndaloi eksportet e armëve nga Serbia për 30 ditë, duke pretenduar se “gjithçka duhet të përgatitet në rast agresioni kundër Republikës së Serbisë”, shkruan CNN.

“Ai në thelb thotë ‘ne do të hyjmë në konflikt, duhet të’i ndalojmë të gjitha eksportet e armëve tani, sepse na duhen për sigurinë tonë kombëtare’. Ai po kërcënon fjalë për fjalë me luftë. Unë kurrë nuk e kam parë atë kaq të qartë më parë”, ka thënë Majda Ruge, eksperte në Këshillin Europian për Marrëdhënie me Jashtë.

Dhe mesazhi i presidentit është pranuar nga disa qytetarë serbë, shkruan CNN. Në ndeshjen e futbollit të Yllit të Kuq të Beogradit muajin e kaluar, tifozët nacionalistë serbë mbanin një pankartë ku shkruhej “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Vuçiç mori pjesë në ndeshje, sipas mediave lokale.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

novi pazar

Dy sulmues terroristë po trajtohen në Novi Pazar

vucic

Viktimizohet Vuçiq, sërish manipulon, ja çka thotë për sulmin terrorist në veriun e Kosovës

medvegja

Kamberi: BE të nis hetimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

fature-market

Në Turqi ushqimi më shtrenjtë për 74 %, Maqedoni 13 % dhe Shqipëri 8%

Ana-Bernabiq

Ana Bërbabiq e lartëson Vuçiqin para opinionit serb: Fjalimi i Vuçiqit, ishte më i miri në OKB

Zoran Milanoviq - Aleksander Vuçiq

Përplasja indirekte e Vuçiqit e Milanoviqit rreth Kosovës

policia-bullgar

Bullgaria dëbon udhëheqësin e kishës ruse

vucic-696x521

Kosova hedh poshtë të pavërtetat e Vuçiqit në fjalimin në OKB

Dritan Abazovic

Rrëfimi i Abazoviç: Jam nën kallash prej 3 vitesh. Kam krijuar shumë armiq në Mal të Zi

INFO

NA NDIQ