Po ktheheshin nga ditëlindja, gjenden të vdekur 4 të rinj

Ngjarje tragjike në Itali. 4 të rinj janë gjetur të vdekur nga një peshkatar, ndërkohë që makina e tyre ishte gjysmë e zhytur në bregun e lumit Trebbia në Calendasco, Piacentino.

Të rinjtë ishin deklaruar të zhdukur prej ditës së djeshme, ndërsa ngjarja dyshohet aksidentale. Katër të rinjtë ishin të gjithë banorë të zonës. Ata janë Domenico Di Canio 22 vjeç, William Pagani 23 vjeç, Elisa Briçhi 20 vjeç, dhe Costantino Merli 22 vjeç.

Ata kishin kaluar mbrëmjen së bashku për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre. Të rinjtë kanë festuar fillimisht në një lokal në San Nicolò, dhe më pas u zhvendosën në një vend tjetër në periferi të Piacenza-s.

Më pas, duke u kthyer në shtëpitë e tyre përkatëse, kanë bërë një devijim përgjatë bregut të lumit, dhe më pas ka ndodhur aksidenti tragjik.