“Po lufton për ‘mbijetesë’”, avokati shqiptar jep lajmin e keq për Vuçiqin – zbardh planet e Gjermanisë për Kosovën!

Picture of INA
INA

07/09/2024

Së fundi, kancelari gjerman, Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksnader Vuçiq. Ndër temat e diskutuara ka qenë edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç njoftoi qeveria gjermane, kancelari Scholz ka nënvizuar rëndësinë e dialogut në mes të dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe ka përsëritur përkrahjen e Gjermanisë për procesin.

“Kancelari Federal foli edhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për këtë”, thuhet në njoftim. E në lidhje me këtë bisedë Scholz-Vuçiq dhe mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi, në një prononcim për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Si fillim, ai u shpreh se Vuçiq është drejt një falimentimi politik, derisa po lufton për ‘mbijetesë”.

Avokati foli edhe mbi synimet e shtetit gjerman për dialogun Kosovë-Serbi. “Gjermania kërkon lidership perëndimore në Evropë, dhe fiton kredo nëse bëhet epiqendra e krijimit të dialogut Kosovë – Serbi që mund të ecë sipas frymës së saj. Por mund të jemi edhe në politikë, duke u kërkuar një vlerë të re force nga Berlin, në një konflikt botëror siç është konflikti Kosovë – Serbi.

Vuçiq është drejt falimentimit politik, dhe tani po kuptohet që ai më shumë lufton për mbijetesën në karrierën e tij politike, se sa në dobi të Serbisë. Ju e shihni që Vuçiq e co. po krijojnë një spirale force që nuk është e vërtetë, por edhe ai ka të drejtë të bëjë politikë”, nënvizoi avokati shqiptar.

Po ashtu, Ngjela potencoi se tani është koha e shqiptarisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Krahas kësaj, vlerësoi se dialogu duhet të rifillojë.

“Por duhet të theksojmë diçka: kjo kohë në Ballkanin Perëndimor është koha e Kosovës dhe shqiptarisë: Shqipëria është në NATO, Kosova mbrohet ndërkombtarisht edhe me trupa amerikane; Shqipëria dhe Kosova janë në rangje të larta aleance direkte me Shtetet e Badhkuara të Amerikës; në Shqipëri po ndërrohet një bazë amerikane ushtarake e fuqishme; Amerika po kërkon që Shqipërinë dhe Kosovën ta forcojë shumë ushtarakisht në aleancën e saj kundër Rusisë; në Shqipëri do të fillojë rindërtimi i uzinave të fuqishme ushtarake; dhe gjendja financiare e Shqipërisë është në progres. Të gjitha që unë përmenda, shkojnë në favor të forcës së Kosovës në dialogun Kosovë- Serbi.

Po dialogu a do të fillojë? Unë mendoj se, për të gjitha ato që shpreha, ky dialog do të fillojë”, përmbylli Spartak Ngjela “Bota sot”.

TË FUNDIT
9 orë
Vulin, zvkryeministri i Vuçiqit: Duam Rusinë, BE drejtohet nga gënjeshtarët
23 orë
“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor
1 ditë
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin
2 ditë
Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit (VIDEO)
2 ditë
Radev: Nuk ka nevojë për ndërmjetësim në mes Shkupit dhe Sofjes

ME TE LEXUARA

23 orë
“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor
9 orë
Vulin, zvkryeministri i Vuçiqit: Duam Rusinë, BE drejtohet nga gënjeshtarët

LEXO MË SHUMË

IMG_9310

Vulin, zvkryeministri i Vuçiqit: Duam Rusinë, BE drejtohet nga gënjeshtarët

Ursula von der leyen

“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor

Samiti i Berlinit 2024

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin

nagip tashi

Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit (VIDEO)

Rumen Radev

Radev: Nuk ka nevojë për ndërmjetësim në mes Shkupit dhe Sofjes

kfor rakiq

Grushtohet Rakiqi i Listës Serbe midis Beogradit, ja kush dyshohen?

euro

6 miliardë euro, BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor

eu pasport kontrolla be kufi bashkimi evropian pa viza

Shtyhet zbatimi rregullave të reja për qytetarët e Ballkanit për hyrje-dalje në Shengen Zonën

Erdogan Vucic

Erdogan në Beograd: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë

INFO

NA NDIQ