Po merrni vitaminë C më shumë nga ç’duhet? Ja pse kjo mund të jetë e rrezikshme

Picture of INA
INA

03/07/2023

Vitamina C është një ndër vitaminat më të rëndësishme për organizmin e njeriut. Ndryshe nga simotrat e saj si vitamina A, grupi i vitaminave B, D apo E, vitamina C funksionon si një lloj antioksidanti që mbron trupin nga veprimi i radikaleve të lira, të cilat dëmtojnë dhe shkatërrojnë qelizat e shëndetshme.

Nivelet e ulëta të vitaminës C shoqërohen me jo pak probleme shëndetësore, ndaj duhet ta përfshini sa më shumë në regjimin tuaj shëndetësor, por ekzistojnë disa arsye pse duhet të keni kujdes të veçantë për marrjen e saj.

Është e rëndësishme të mos e pini vitaminën C pa u konsultuar me mjekun, sepse mund të ndodhë një mbidozë, e cila nuk është e rrezikshme për jetën, por mund të shkaktojë këto probleme shëndetësore si dhimbje stomaku, ngërçe, diarre, dhimbje koke, të përziera apo probleme me gjumin.

Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jenë ata që marrin disa lloje të barnave për sëmundjet e zemrës sepse marrja e tepërt e vitaminës C mund të ndërveprojë me terapinë.

Vitamina C mund të jetë gjithashtu e rrezikshme për njerëzit me hemokromatozë, sepse rrit ngarkesën e hekurit në trup. Përthithja e hekurit rritet me 67% në rastin e marrjes së 100 mg vitaminë C gjatë një vakti.

Te personat që janë të prirur për formimin e gurëve në veshka konsumi afatgjatë dhe ditor i më shumë se 1000 mg të vitaminës C në mënyrë të konsiderueshme e rrit rrezikun e përsëritjes së gurëve në veshka. Kjo dozë, është 10 herë më e lartë se maksimumi i kërkuar.

TË FUNDIT
2 ditë
Tre mënyra si çokollata e zezë ju ndihmon të bini nga pesha
2 ditë
Rrit nivelet e energjisë dhe përmirëson gjendjen e plogështisë, ja efektet e kafeinës në organizëm
4 ditë
PSE NUK DUHET ULUR NE SHEZLLONA?
4 ditë
Pse nuk duhet të konsumoni kafe gjatë temperaturave të larta?
1 javë
Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

cokollata zeze

Tre mënyra si çokollata e zezë ju ndihmon të bini nga pesha

KAFE

Rrit nivelet e energjisë dhe përmirëson gjendjen e plogështisë, ja efektet e kafeinës në organizëm

durres plazh deti

PSE NUK DUHET ULUR NE SHEZLLONA?

KAFE

Pse nuk duhet të konsumoni kafe gjatë temperaturave të larta?

diell trup rrezitje

Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës

rexhep memedi taravari

Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!

boronica dredheza peme

Disa ushqime që ju ndihmojnë të mos të plakeni

mjeke

Mjekët: Fëmijët dehidrojnë nga kondicionerët, bëni kujdes!

Klinika Shkupi Spitali Shkup

Virusi i barkut “pushton” spitalet e Shkupit, mjekët rekomandojnë përdorimin e lëngjeve

INFO

NA NDIQ