Po ndodh për herë të parë në Tetovë, Kasami shtron me asfalt tri rrugë për një ditë

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami po vazhdon me realizimin e projekteve për Tetovën. Në të njëjtën kohë janë zhvilluar punimet në tri rrugë të ndryshme, pasi që ai gjatë fushatës ka premtuar realizimin dhe përmbylljen e projekteve infrastrukturore për Tetovën.

Në Bulevardin “Bllagoja Toska” ka vazhduar asfaltimi i tërësishëm i Bulevardit, kështu Kasami theksoi se po realizon njërin nga premtimet e tij gjatë këtij mandatit.

“Pas rikonstruimit të tërrësishëm të rrjetit nëntoksor (kanalizim fekal e atmosferik), vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, trotuare të reja dhe ndriçim publik LED si dhe pas nivelizimit të rrugës dhe 🕳️pusetave, në “Nikolla Tesla” tashmë ka filluar faza e I-rë e asfaltimit të saj e që do të pasohet me fazën e II-të dhe përfundimtare”; ka shkruar Kasami në një postim në facebook, duke shtuar se “kjo është Tetova jonë. Për këtë edhe u zotuam!”

Qytetarët tetovarë thonë se ai po realizon premtimet e bëra për disa lagje të kësaj kryeqendre.

“Përderisa po asfaltohet bukevardi, Kasami po përkujdeset edhe për rrugët tjera të qytetit, në rrugën Nikolla Teslla ka filluar asafltimi apo shtresa e parë në këtë zonë, kanalizim fekal dhe atmosferik, vendosja e rrjetit të ri të ujësjellësit, trotuare të reja si dhe ndriçim publik LED.

Gjatë premtimeve të Kasamit ka qenë rregullimi i indrastrukturës së qytetit, poashtu dje dhe sot është punuar në mënyrë intenzive edhe tek rruga e cila ishte më e shkatërruar e qytetit. Rruga nga Xhamia e Saatit deri tek Çarshia e Epërme, kjo rrugë ishte lënë në harresë nga udhëheqësitë paraprake. Ndërsa Kasami në 1 vjet po arrinë të prek të gjithë qytetin”, thonë qytetarët tetovarë.