Po ngordhin qindra elefantë, arsyeja mbetet ende mister

0

Qindra elefantë janë gjetur të vdekur në Botsvana në Afrikën e Jugut gjatë dy muajëve të fundit.

Që nga fillimi i majit janë fotografuar rreth 350 kufoma elefantësh në Delta Okavango dhe nuk dihet ende se cili është shkaku.

Dr McCann, i organizatës bamirëse National Park Rescue, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar është shprehur se shkak mund të ketë qenë thatësira dhe vapa e madhe që vendi po përballet këtë kohë.

Ai gjithashtu shprehet se ekziston mundësia që vdekja e tyre të lidhet edhe me diçka që po sulmon pontecialisht sistemin e tyre neurologjik, gjithashtu nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë sëmundje që mund të kalojë edhe tek njerëzit, veçanërisht nëse është në burime ujore apo tokësore.