Po nxehet periudha parazgjedhore, partitë duhet të bien dakord për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

Picture of INA
INA

15/11/2023

Këto ditë dalëngadalë po futemi në humor parazgjedhor. Sipas deklaratave të fundit të aktorëve politikë në vend, së shpejti mund të kemi edhe informacion zyrtar nëse në gjysmën e parë të vitit 2024 do të kemi zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në të njëjtën kohë apo nëse zgjedhjet do të kenë disa muaj diferencë. Ajo që vihet re gjithashtu është ndryshimi i retorikës së përfaqësuesve të partive politike.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dje tha se partia e tij do të dalë me qëndrimin e saj për kohën dhe modelin e zgjedhjeve.

“Lidhur me zgjedhjet, kohën dhe modelin, qoftë të ndara apo të përbashkëta do të vendosen në një takim të përbashkët ndërmjet të gjitha partive politike që marrin pjesë në këtë cikël zgjedhor. Parti të ndryshme politike kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me obligimet ligjore, lidhur me shpenzimet që dalin, por besoj se para nesh kemi mjaft kohë për të dakorduar gjithçka siç është e nevojshme që Maqedonia të vazhdojë rrugën e saj drejt ndërtimit të një niveli të jashtëzakonshëm të shoqërisë demokratike”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se LSDM-ja si parti udhëheqëse në Koalicion, do të dalë edhe me qëndrimin e saj dhe ai do të jetë i harmonizuar me të gjithë, dhe, siç tha do të mund të shkojmë në zgjedhje në vitin 2024.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e përsëriti qëndrimin e partisë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën ditë.

Paralajmëroi se VMRO-DPMNE dhe koalicioni së shpejti do t’i publikojno kandidatët bartës të listave zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Në BDI mbizotëron mendimi që zgjedhjet parlamentare të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale. Partia ende nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje, por koordinimi bëhet në baza ditore dhe të gjitha opsionet janë të hapura, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani. Osmani theksoi se për BDI-në, megjithatë, të dyja variantet janë të pranueshme.

“Në BDI mbizotëron mendimi se për arsye logjistike, financiare dhe administrative, ndoshta duhet të shkojmë bashkë. Megjithatë, ende nuk ka një qëndrim të përcaktuar për shkak se organet e partisë nuk janë mbledhur zyrtarisht. Pres që ato takime të përfundojnë gjatë muajit, por mbizotëron mendimi se për tre muaj, dy cikle zgjedhore, do t’i kushtojnë shumë vendit. Jo vetëm financiarisht, por sistemi po paralizohet”, tha ai.

Sa i përket kandidatit për president, Osmani tha se BDI-ja ende nuk ka specifikuar nëse do të performojë me të të tillë. Ai thekson se janë duke i shqyrtuar të dyja variantet dhe do të pozicionohen varësisht nëse do të ketë zgjedhje të përbashkëta.

– Nëse zgjedhjet janë të përbashkëta, në fillim të janarit hyjmë në 100 ditët e fundit dhe pres që atëherë të kemi një kryeministër të propozuar nga BDI. Nëse është skenari tjetër, atëherë kushtet janë të ndryshme, por kontrata mbetet. Me gjithë respektin për Bytyqin, megjithatë thamë se vullneti i shumicës së shqiptarëve duhet të pasqyrohet në institucionet”, thotë Osmani.

Për opsionin e formimit të qeverisë së përqendrimit pas zgjedhjeve për të miratuar ndryshimet kushtetuese, Osmani thotë se nuk është diskutuar, por tri marrëveshjet (Korniza, me Bullgarinë dhe Prespën) për BDI-në janë “vijat e kuqe”.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mbrëmë e përsëriti qëndrimin se partia e tij është për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale edhe parlamentare në një termin. Ai paraprakisht tha se vendimi i fundit i kryesisë së partisë është që në zgjedhjet e ardhshme të veprojë e pavarur.

“Për momentin vendimi i fundit i udhëheqësisë së partisë është që në zgjedhje të shkojmë vetë. Megjithatë ky vendim duhet të kalojë edhe në Kuvendin qendror që do të mbahet deri nga fundi i këtij viti, diku në dhjetor. Përfundimisht, Aleanca për Shqiptarët nuk do të shkojë me BDI-në me lista të përbashkëta dhe këtë e përsërita në takimin e fundit me Ahmetin. Përgatitemi për pjesëmarrje të pavarur dhe e mobilizojmë anëtarësinë. Ky është qëndrimi im dhe i kryesisë dhe nëse do të ndryshojë do të bëhet e qartë pas mbledhjes së organit më të lartë të partisë”, tha Taravari.

TË FUNDIT

Historiania greke: “Jemi populli më injorant i historisë në botë, shqiptarëve u kemi borxh shumë gjëra”

Mexhiti me apel deri te komunat: Aplikoni me projekte, 50 milionë euro tjera në dispozicion të komunave

Mickoski dhe Mexhiti në takim me drejtorin e BEI-t Bjorn: Qeveria angazhohet për forcimin e komunave në mbarë vendin

Fetai: Porosia nga Brukseli është se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE

Dy aktorët e njohur përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova3

Euroambasadori Rokas me porosi të qarta për Shkupin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË