Po plaket popullsia shqiptare, shifra alarmante (VIDEO)

Picture of designer@fetishimedia.ch

16/02/2022

Për herë të parë, të paktën në 10 vitet e fundit, popullsia shqiptare nuk arrin të ripërtërijë veten.Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë vitit të kaluar (2021) vdekjet i tejkaluan lindjet me një diferencë prej 3296 fatalitetesh me shumë. Në vitin 2016 shtesa natyrore ishte 10 345 lindje, një trend që erdhi në renie nga viti në vit, dhe u theksua me shumë gjatë pandemisë. Sociologu Gëzim Tushi rendit disa faktorë të brendshëm.

Gëzim Tushi: Po ecim drejt një shoqërie me flokë të thinjura. Numri i martesave ka rënë, numri i divorceve është shtuar, familja është modernizuar, synimet për karrierë janë më të mëdha.

Për rrjedhojë është rritur edhe mosha mesatare të popullsisë.Në vitin 2011 kjo moshë përllogaritej të ishte 33 vjeç, por vetëm 10 vite më vonë, mosha mesatare është afërsisht 38 vjeç. Për sociologët është momenti që të ndërmerren reforma të forta në këtë drejtim.

Gëzim Tushi: Sa me shumë plaket popullsia, aq më shumë bie numri i atyre që punësohen, shtohet numri i atyre që kërkojnë mbështetje në sigurimet shëndetësore dhe sociale. Demotivimi i emigracionit, rritja e sigurimeve shoqërore dhe sociale, ndërtimi i kopshteve, çerdheve, që këtu të krijohet besimi se mund të jetohet dhe të vazhdojë shtimi i popullësisë.

Gjatë vitit të kaluar, të vetmet qarqe me shtesë natyrore pozitive ishin Tirana, Shkodra, Berati, Kukësi dhe Lezha./ Tv Klan

TË FUNDIT

“3% Rritje Ekonomike në 2025 – Banka Popullore Premton Stabilitet dhe Begati!”

VLEN: Mbështesim partnerët tanë strategjik, jemi kundër armëve bërthamore!

Asnjë përmbarues pa licencë në RMV, një i vetëm gjobitet

Për 22 vite heshtje ligjore, tani ligj për barazi të vërtetë” – Ibrahimi përgjigjet kritikëve

ASH: Propozim-ligji i ri, fasadë që kërcënon barazinë etnike në Maqedoni

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një fëmijë 4-vjeçar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË