Po priste pemën në oborrin e një shtëpie në Selanik, vdes tragjikisht 50-vjeçari shqiptar

0

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi. Mësohet se 50-vjeçari ishte një punëtor që humbi jetën gjatë punës së tij si kopshtar.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes në Pefka, në Selanik ndërsa shqiptari po shkurtonte një pemë në oborrin e një shtëpie në rrugën Propylaion.

Sipas informacionit nga Thestival, punëtori në rrethana ende të paqarta ka rënë nga shkallët, duke marrë dëmtime të rëndë. Një ambulancë shkoi në vendin e ngjarjes, por për fat të keq shqiptari kishte ndërruar jetë.

50-vjeçari ishte baba i katër fëmijëve dhe punonte për të zbukuruar kopshtet e disa shtëpive në zonën e Pefka.