Javën e fundit është rritur numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).
Resnja, Kavadari dhe Kratova janë komunat ku ka shkallë të lartë të përfshirjes së virusit.
“Gjatë javës së katërt të vitit 2024 nga 22 deri më 28 janar, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 1,834 raste të raportimeve në grup për persona të prekur nga sëmundje të ngjashme me gripin, 9,5 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar, është rritur me 2.1 herë”, thuhet në raportin e ISHP-së. (INA)