Po shqyrtohet opsioni për rivendosjen e tarifës së lirë ditore për rrymën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/05/2023

Komisioni rregullator për energjetikë po e shqyrton opsionin që çmimi i rrymës në një periudhë të caktuar gjatë ditës të jetë dukshëm më i ulët nga çmimi që paguhet në bllokun e parë tarifor, përkatësisht prej 7,41 denarë për kilovat orë.

“Ekzistojnë gjasa serioze të vendoset çmim më të ulët të caktuar gjatë ditës. Ai çmim do të shohim se në cilën mënyrë do të caktohet. Do të ketë periudhë sigurisht kur do të ketë çmim më të ulët të rrymës, të themi nga ai në bllokun e parë, dukshëm më i ulët. po bëhen analiza edhe në dy deri tre javët e ardhshme do të kemi edhe qëndrim konkret”, deklaroi për “Telma” Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Të dhënat e bursave për rrymën janë shumë më optimiste në raport me atë që ka ndodhur këtë periudhë të vitit të kaluar.

Nga KRRE thonë se për herë të parë pas një kohe më të gjatë në bursa është vërejtur çmim negativ ditor i energjisë elektrike.

“Ka të dhëna nga Hupeks kemi për herë të parë rënie në orët e ditës çmim negativ tashmë në bursën më të madhe referente edhe për ne. pati çmim negativ dhe shkojmë në drejtimin t’i dërgojmë sinjal EMV-së si kompani e cila siguron rrymë për Furnizuesin universal, në periudhë në çmim të ulët në mënyrë që t’i mbrojmë resurset vendore të thëngjillit, është shumë më e shpagueshme të sigurojmë rrymë nga tregu, nuk duhet të jetë nga importi, mund të jetë nga fotovoltaikët vendor”, deklaroi Bislimovski.

Tarifa e lirë ditore për amvisëritë për shkak të krizës energjetike dhe rritjes së çmimit në bursa ishte hequr dhe prej janarit të vitit 2022 qytetarët nuk mund ta shfrytëzonin, por giithashtu u rrit edhe çmimi i energjisë elektrike.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ziadin sela

Sela për Kurtin: I kam dalë borxh!/ Kam dhënë kontribut modest që ai të jetë sot kryeministër

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

Screenshot_2024-02-29-20-47-04-453_com.facebook.katana-edit

Dr. Ilir Vela i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

tv-media-radiodifuzion

Ja lista e mediave nga KSHZ që do të ndjekin fushatën reklamuese të zgjedhjeve

zgjedhje maqedoni

Partitë për zgjedhje do të reklamohen në 249 portale, 37 televizione dhe 35 radio

asdren shkupi besa

Kasami prezanton aderimin e radhës në BESA

instituti-arben-xhaferi

(VIDEO) Instituti “Arben Xhaferi” instalon barometrin e përfaqësimit të drejtë

spitali - Gaza

Masakër në Gaza, forcat izraelite vrasin mbi 100 palestinezë që prisnin ndihmat humanitare

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

INFO

NA NDIQ