“Po ti je bir shqiptar, nuk ke pse te kesh turp”

Picture of Ina Online
Ina Online

15/12/2024

Shkruan: Amina Nuraj

Një histori interesante për dajen tim më të madh, vëllain e nënës sime.

Kur ishte 6 vjeç, fëmijët në shkollë talleshin me të duke e quajtur “shqiptar” sepse babai i nënës sime mbante një plisin të bardhë në kokë.
Daja vinte nga shkolla duke qarë, derisa gjyshi e ndaloi dhe e pyeti: “Çka ki bir, pse po qan?” “Bab, fëmijët në shkollë më tallen se më thonë “shqiptar” Gjyshi qeshi dhe i tha: “Po ti je bir shqiptar, nuk ke pse te kesh turp”.
Daja tha ,Zoti e bekoftë shpirtin e tij, pas kësaj u bëra aq i fortë, edhe pse i vogël, kur më thanë se jam shqiptar, për të më poshtëruar, unë me krenari thashë: “Po, jam shqiptar”.
Nga kaq shumë dashuri për kombin e tij, vetëm nga disa fjalë të gjyshit tim, ai shkonte me gjushen tem çdo ditë pas shkollës për 7 km për të mësuar gjuhën shqipe tek gjyshja e tij, nëna e gjyshit tim, për të mësuar gjuhën shqipe sepse ajo ishte vetëm një që dinte gjuhën shqipe. Më vonë diplomoi në dy fakultete në Prishtinë.

Kur e nisa gjithë këtë, ai vetëm më shikonte dhe nuk më thoshte asgjë, sepse e shihte veten tek unë, as që më thoshte se ishim shqiptarë. Ai priste që gjaku të bënte për mua të njëjtën gjë siç bëri për të.
Më vonë mora vesh se kur shpërtheu lufta në Kosovë, policia serbe e arrestoi dhe e torturoi, ku ai kaloi katër muaj në burg së bashku me vëllezërit dhe babain e tij.

Kur ai vdiq, gjyshja ime, nëna e nënës sime, kërkoi të më shihte shpesh sepse unë jam kopja e tij. Edhe ajo vdiq pas më pak se 11 muaj pikëllimi për djalin e saj të madh.

*Autorja është kryetare e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazar të Ri të Sanxhakut

TË FUNDIT

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

Bilall Kasami e konfirmon: Do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Tetovës

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

ME TE LEXUARA

1

"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

LEXO MË SHUMË