Po tkurret popullsia në Shqipëri , u përgjysmua grupmosha 15-19-vjeç, shtohen 90 vjeçarët

Picture of INA
INA

03/07/2024

Numri i të rinjve në Shqipëri po ulet me shpejtësi. Kur u zhvillua Regjistrimi (Censi) i 2011-it, në të gjithë vendin u numëruan 268,756 të rinj të grupmoshës 15-19 vjeç, por në censin 2023, numri i tyre u përgjysmua me vetëm 142,943 persona, me rënie 47%.

Kjo grupmoshë kishte rënien më të madhe në periudhën ndërmjet censeve si në numër dhe në përqindje. Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grupet e reja moshore, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë.

Ekspertët e statistikave e shpjegojnë këtë rënie me emigracionin e lartë të të rinjve dhe familjeve me fëmijë pas vitit 2016, nëpërmjet formës së re të emigracionit, azilit ekonomik. Rënie mbi 40% pësuan edhe grupmoshat 10-14 vjeç (41%) dhe 20-24 vjeç (41%). Në krahun tjetër, rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin 90-vjeçarët. Grupi i popullsisë 85-89 vjeç arriti në 26,443 persona në censin 2023, nga 14,738 të tillë me 2011, me rritje 79%. Struktura e popullsisë tregon rënie dyshifrore në moshat 0 deri në 54 vjeç.

Ndërsa rritja nis për grupmoshat 55 deri në 100 vjeç. Grupmoshat në moshë pensioni janë rritur me ritme shumë të larta (shiko grafikun e mëposhtëm). Grupmosha 80-84 vjeç ishte grupmosha e dytë me rritjen më të madhe 75% ndërmjet cens 2011 dhe 2023.

Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona sipas cens 2023 me rritje 49% nga censi 2011. Piramida e popullsisë me censin 2023 i ngjan më shumë një peme ku grupmoshat e reja të popullsisë kanë pësuar rënie duke formuar trungun teksa është rritur ndjeshëm popullsia në moshe pensioni qe formon kurorën e pemës.

Kjo hartë e re demografike sugjeron se vendi duhet të investojë më shumë në drejtim të një infrastrukture për popullsi më të plakur dhe të përmirësojë në mënyrë radikale sistemin arsimor, që të prodhojë një forcë pune me aftësi të larta për të përballuar nevojat për shërbime të popullsisë me të vjetër. Tendencat e konsumit lajmërojnë rritje të mallrave dhe shërbimeve për moshat e vjetra, por ndërkohë infrastruktura për këtë qëllim është ende larg nevojave. Hapësirat për të bërë biznes me një popullsi në plakje janë të larta. Mungojnë azilet, infrastruktura fizike dhe një sistem shëndetësor të specializuar për këto mosha.

Mjekët dhe infermierët geriatër janë gati një profesion i panjohur në vendin tonë. Nga ana tjetër mijëra pensionistë jetojnë të vetmuar, pa shërbime dhe të ardhura për të pleqëruar me dinjitet.

Një seri shërbimesh dhe mallrash për moshat e vjetra aktualisht mungojnë në treg dhe gjithashtu janë një hapësire e pashfrytëzuar për biznes. Plakja e popullsisë ndikon në çdo aspekt të shoqëria dhe veprimtaria ekonomike. Të moshuarit përbëjnë një grup në rritje të konsumatorëve me nevoja specifike dhe blerje të konsiderueshme. Tendencat demografike tregojnë, se kompanitë duhet të nxiten për të sjellë në treg më shumë produkte për të gjitha moshat.

Nevojat dhe preferencat e të moshuarve shpesh nuk lidhen me interesat e biznesit, por në dekadat në vijim shumë kompani duhet të përshtatin planet e tyre për këtë grup të ri konsumatorësh./Monitor.al

TË FUNDIT
2 orë
Von der Leyen siguron votat në PE, zgjidhet Presidente e Komisionit Evropian
3 orë
Gashi takohet me përfaqësuesit e Zyrës së DCAF në Shkup
4 orë
Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni
5 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
6 orë
A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

ME TE LEXUARA

1 ditë
Maqedonia e Veriut po zbrazet, 205 vendbanime nuk kanë aspak popullatë, 215 të tjera janë me më pak se 10 banorë
3 orë
Gashi takohet me përfaqësuesit e Zyrës së DCAF në Shkup
23 orë
Është rihapur vendkalimi kufitar Bogorodicë-Evzoni me Greqinë
2 orë
Von der Leyen siguron votat në PE, zgjidhet Presidente e Komisionit Evropian
1 ditë
Çfarë bëri atentatori i Donald Trump 48 orë përpara se të qëllonte ish-Presidentin amerikan
21 orë
Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%! Raporti i Komisionit Europian analizon shifrat
1 ditë
Drejtoi për 16 vjet Gjermaninë/ DW: Angela Merkel, figurë simbol për Evropën. Çfarë dihet sot në 70-vjetorin e saj
18 orë
Të shtëna me armë zjarri në Çair, jozyrtarisht ka edhe të plagosur

LEXO MË SHUMË

sgvf

Von der Leyen siguron votat në PE, zgjidhet Presidente e Komisionit Evropian

gashi

Gashi takohet me përfaqësuesit e Zyrës së DCAF në Shkup

arrest ushtar

Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni

Kurti

Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

Fatmir-Bytyqi

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

vlora hyseni

SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri

policia serbe vrasje serbi

Vrasja e policit në Serbi, Daçiq thotë se në vendin e ngjarjes u gjet një pasaportë e një kosovari, çka po ndodhë

janusz bugajski

Bugajski: Agjencia e Sigurisë në Mal të Zi e mbushur plot me agjentë rusë dhe serbë

policia kosoves

Aksident mes tri veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur

INFO

NA NDIQ