Po u vidhen me mijëra euro qytetarëve, sërish janë aktivizuar mashtruesit që u zhvatin para nëpërmjet telefonit

Picture of INA
INA

16/08/2024

Vetëm brenda një dite dy gra në moshë 86 dhe 87 vjeç kanë deklaruar se janë mashtruar e u janë marrë shuma të mëdha parash. Në njërin nga rastet një grua 86-vjeçare nga Shkupi ka raportuar dje se është mashtruar nga një person për një shumë prej 10.000 eurosh, ndërsa në rastin tjetër për 280.000 denarë (4.500 euro), transmeton Portalb.mk.

“Personi e ka kontaktuar me telefon, është prezantuar si punonjës i policisë dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar një aksident me automjet me pasoja fatale dhe se duhet të paguajë që atë ta lirojnë nga policia në Mal të Zi. Siç ka thënë ajo, paratë i ka tërhequr nga banka dhe i ka lënë në vendin ku i ka thënë personi në telefon”, njoftojnë nga MPB-ja.

Po të njëjtën ditë MPB-ja ka pranuar edhe një denoncim tjetër për një rast të njëjtë, në të cilin një grua 87-vjeçare nga Shkupi ka deklaruar se është mashtruar nga një person për një shumë prej rreth 4.500 eurosh.

“Sipas denoncimit, mashtruesi e ka kontaktuar me telefon dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar një aksident me automjet me pasoja fatale dhe se duhet të paguajë që ta lirojnë. Ajo i ka tërhequr paratë nga banka dhe nga tarraca ia ka hedhur zarfin e parave”, njoftojnë nga MPB-ja.

Po merren masa për zbardhjen e të dyja rasteve.

Këto ditë edhe në rrjetet sociale ka pasur paralajmërime nga qytetarë, të cilët thonë se i kanë kontaktuar persona të ndryshëm e se kanë tentuar që tu zhvasin para. Një qytetare nga Shkupi ka dëshmuar se kur ka shkuar në stacionin policor për ta denoncuar rastin, atje ka hasur edhe në disa persona të tjerë të cilëve u kishte ndodhur e njëjta gjë.

Në muajt e kaluar ka pasur më shumë raste të tilla. Në muajin maj të këtij viti në Koçan një grua 75-vjeçare është mashtruar nga një person i cili i ka thënë se nipi i saj ka shkelur një emigrant në Gjermani, dhe i ka kërkuar para që ta ndihmojë. I ka kërkuar 60 mijë euro. Sipas denoncimit, më vonë para shtëpisë së saj ka ardhur edhe një person tjetër të cilit ajo i ka dhënë 251.400 denarë.

Muajin e kaluar MPB-ja paralajmëroi për këtë lloj mashtrimesh.

“Autorët i mashtrojnë njerëzit përmes një telefonate ku ata prezantohen si persona zyrtarë, në të shumtën e rasteve si punonjës policie, dhe nga ata kërkojnë mjete financiare për lirimin nga ndjekja penale të fëmijëve apo nipërve të tyre, për të cilët pretendohet se para telefonatës kanë shkaktuar aksident me automjet me pasoja fatale. Mashtruesit i kanë kontaktuar viktimat e tyre kryesisht në telefon fiks, por ka raste kur ato janë kontaktuar edhe përmes celularit me numër të fshehur dhe për ta bërë telefonatën më bindëse, në sfond është dëgjuar një zë femre e cila kërkon ndihmë”, thanë nga SPB Shkup muajin e kaluar.

Nga atje njoftuan se po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e veprave kriminale të deritanishme, si dhe bëjnë thirrje që qytetarët të mos bien pre e këtij lloj mashtrimi dhe nëse kontaktohen menjëherë ta lajmërojnë policinë.

Kujtojmë se në rajonin e MPB Shkup, gjatë korriku janë regjistruar disa vepra penale të “mashtrimit”, të cilat janë kryer ndaj personave të moshuar.

Autorët, po i mashtronin personat e moshuar duke iu telefonuar dhe duke u prezantuar si zyrtarë, oficerë policor, duke iu thëne se fëmijët e tyre, apo nipërit e tyre, kishin bërë aksident trafiku, dhe nga ata kërkonin para për lirimin nga ndjekja penale të fëmijëve.

TË FUNDIT
40 minuta
Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë
1 orë
Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme
1 orë
VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e "branitellave" për të shpëtuar nga korrupsioni politik
2 orë
Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)
2 orë
Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

ME TE LEXUARA

13 orë
Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim
23 orë
Mexhiti: Maqedonia synon që deri në vitin 2050 të heqë dorë nga përdorimi i thëngjillit për nevojat energjetike
19 orë
Isen Shabani: Komuna e Vrapçishtit u sulmua nga një grup kriminel që bëri akt terrorist
1 ditë
Banorët e fshatit Gallatë distancohen nga ndodhitë në Kishën “Shën Petka”
12 orë
Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski
22 orë
“Pa ligjin e UÇK-së s’mund të avancohen të drejtat e “branitellave”! Adnan Azizi i përgjigjet ashpër LSDM-së
17 orë
Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

Haracina-780x439-1

Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë

fake news

Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme

deputetet vlen 2

VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e “branitellave” për të shpëtuar nga korrupsioni politik

mexhiti izet voa

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)

wizzair

Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

izet mexhiti

Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim

bekim qoku

Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

INFO

NA NDIQ