Po vjen filmi i Kiarës dhe Luizit – dashuri, emocion dhe surpriza

Picture of INA
INA

21/05/2025

Në një intervistë të ngrohtë dhe ndryshe në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, moderatorja e njohur Kiara Tito ka rrëfyer më shumë për jetën personale, familjen, karrierën e saj në media dhe… një projekt krejtësisht të ri që nuk e kishte zbuluar askund më parë.

Mes buzëqeshjesh dhe sinqeriteti, Kiara vendosi të ndajë me publikun një lajm ekskluziv: së bashku me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli, ata janë në përgatitje për një film që do t’i bashkojë për herë të parë në një projekt artistik.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë,” – tha Kiara. “Është hera e parë që e them publikisht. Luizi e ka përmendur ndonjëherë në Story, por tani po flasim për diçka konkrete. Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe që mezi presim ta realizojmë.”

Ndonëse nuk dha shumë detaje, ajo la të kuptohet se filmi do të ketë si element qendror dashurinë, duke qenë se historia e tyre ka qenë dhe mbetet një nga më të përfolurat në mediat rozë shqiptare.

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda,” – shtoi ajo me të qeshur. “Ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri?!”

Me këtë projekt, çifti më i komentuar i momentit synon të sjellë një përzierje emocionesh, ndjeshmërie, por edhe shumë humor duke i dhënë jetë një historie që ka lindur para syve të publikut dhe që tani po kalon nga reality show në ekranin e madh.

Ky film premton të jetë një ndër projektet më të përfolura të vitit dhe për fansat e çiftit, një tjetër mënyrë për t’i parë në një dimension të ri dhe më të thellë. /Prive By Liberta Spahiu

TË FUNDIT

“Largohuni për të mbijetuar”, Irani nis valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit

Takim për projekte të përbashkëta – Ali Ahmeti pret ministrin Liburn Aliu

Karl Gega, inxhinieri shqiptar që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë (VIDEO)

Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare (VIDEO)

Xhaka drejt Milanit pas bisedës me Taren, pritet marrëveshja me “aspirinat”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË