Pochettino tregon se sa kohë i duhet Chelseat për t’u rikthyer në majat e futbollit botëror

Picture of INA
INA

03/10/2023

Mauricio Pochettino beson se do të duhen dy vjet në mënyrë që Chelsea të arrijë në nivelin e tyre të dëshiruar, përkundër fillimit të mjerë të skuadrës së tij në këtë edicion të ri të garave në Ligën Premier.

Blutë e Londrës kanë pasur vështirësi në këtë fazë të hershme të sezonit, pasi kanë fituar vetëm dy ndeshje nga shtatë të zhvilluara në Ligën Premier.

Ky është starti më i keq i Chelseat në 45 vitet e fundit dhe presioni është tani mbi trajnerin argjentinas vetëm disa muaj pas emërimit të tij në krye të skuadrës nga Londra Perëndimore.

Pochettino nënshkroi një kontratë dyvjeçare për të marrë përsipër një skuadër që pa shumë fytyra të reja që erdhën gjatë afatit kalimtar të verës, si Moises Caicedo, Nicolas Jackson, Robert Sanchez, Cole Palmer dhe Christopher Nkunku.

Pavarësisht investimeve të mëdha në ekip, ka pasur shqetësime në lidhje me stilin e trajnerit Pochettino, pasi shumë persona mendojnë se vështirësitë e Chelseat për të gjetur rrjetën këtë sezon mund të jenë për shkak të mungesës së udhëzimeve taktike të trajnerit argjentinas në drejtim të sulmuesve të tij.

Në një intervistë për mediumin anglez “Sky Sports” ai u pyet se sa kohë i nevojitet që projekti i tij të jap frytet e veta, gjithmonë duke marrë parasysh kohëzgjatjen e kontratës.

“Dy vite? Unë mendoj se kjo ka të bëjë me njohjen e njerëzve dhe nëse ata janë të kënaqur me ne edhe ne do jemi të kënaqur me ta”, kishte thënë fillimisht Pochettino.

“Ne jemi duke punuar. Nuk është problem të kemi dy vjet ose pesë vjet ose një kontratë dhjetë vjeçare, më e rëndësishmja është të jemi në projektin e duhur dhe që ata të na kenë identifikuar si njerëzit e duhur për ta drejtuar këtë anije”, u shpreh argjentinasi.

TË FUNDIT
3 orë
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
3 orë
Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme
3 orë
Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin
3 orë
Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi
3 orë
Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

ME TE LEXUARA

19 orë
Sylvinho para sfidës me Kroacinë: Do të jetë vendimtarja!
3 orë
Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi
19 orë
Përplasje e madhe mes tifozëve të Turqisë dhe atyre të Gjeorgjisë
3 orë
Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin
19 orë
Tre ndryshime në formacionin e Shqipërisë, ja çfarë parashikon faqja zyrtare e UEFA-s, për sfidën ndaj kroatëve
3 orë
Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme
1 ditë
Euro 2024 vjen sot me dy ndeshje
18 orë
Gjimshiti në prag të Kroacisë: “Në futboll duhet të jesh ndonjëherë i pisët… dhe të marrësh çfarë të duhet!”
3 orë
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?

LEXO MË SHUMË

kombetarja

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?

IMG_3319

Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme

Gjermania

Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin

shqiptaret plisa tifozet kuq e zi

Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi

shqiperia euro 2024

Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

nedim bajrami

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit

Lorik Cana

Cana ja çfarë thotë para përballjes së Kombëtares me Kroacinë (VIDEO)

kombetarja fitore shqiperi

Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ”jetë a vdekje”, priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve

portugalia

Triumf me përmbysje, Portugalia mposht Çekinë me rezultat 2-1

INFO

NA NDIQ