“Pogba është një lojtar idiot, Mourinho nuk duhet të fajësohet për gjithçka”

0

Paul Ince ka folur për situatën aktuale te Manchester United, me raportet aspak të mira të Jose Mourinhos me mesfushorin Paul Pogba.
51 vjeçari anglez që ka zhvilluar 206 ndeshje me Manchester United, duke folur për situatën aktuale te ish skuadra e tij, ka kritikuar shumë mesfushorin Paul Pogba.

Ince e ka cilësuar Pogban një lojtar mediokër dhe një idiot, duke shtuar se jo të gjithë problemet vijnë nga Jose Mourinho.

“Pogba duhet të jetë një lojtar i klasit botëror, por duket një mediokër”, ka deklaruar Ince, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nëse ai mendon se puna e tij është të vijë në fushë dhe të shkaktojë rrëmujë, dhe të bëjë ato truket që çojnë drejt humbjes së topit, ai është një idiot atëherë”.

“Ju mund të fajësoni Jose Mourinhon për disa gjëra, por nuk mund ta fajësoni për gjithçka. Pogba nuk e ndihmon vetveten, dhe është mirë të largohet”./Lajmi.net/