Pogba u gjobit me 20 mijë euro nga Allegri, për dëgjimin e muzikës me zë të lartë…

INA
INA

04/12/2023

Romulo zbuloi, se në sezonin 2014/15, kur ai luante me Juventusin, Massimiliano Allegri e gjobiti Paul Pogba me 20.000 euro për dëgjimin e muzikës me zë të lartë.

ITALI – Romulo luajti për Juventusin në sezonin 2014/15. Duke folur për “IFS TV” në Twitch, ai zbuloi një incident që ndodhi mes Paul Pogba dhe Massimiliano Allegri në atë kohë, i cili shkaktoi dënimin e francezit.

Në veçanti, pas fitores së bardhezinjve në Sassuolo, Pogba po dëgjonte muzikë në dhomën e zhveshjes me një volum shumë të lartë. Trajneri i skuadrës i vendosi një gjobë prej 20 mijë eurosh, dhe ja se pse…

“Më kujtohet ajo fitore jashtë fushe kundër Sassuolos dhe Pogba po dëgjonte muzikë në kufjet e tij, por volumi ishte aq i lartë sa të gjithë në dhomën e zhveshjes mund ta dëgjonin atë.

Allegri e gjobiti atë me 20.000 euro të nesërmen, pavarësisht se shënoi një gol mahnitës. Është diçka që nuk do të ndodhte kurrë në Brazil”,- tha 36-vjeçari.

Kujtojmë se Pogba rezultoi pozitiv në testosteron në kampionin e dytë në kuadër të kontrollit të dopingut që iu nënshtrua dhe tashmë rrezikon një dënim të rëndë nga drejtësia sportive italiane, që mund të arrijë edhe katër vjet. Nga ana e tij, Juventusi do t’i “ulë” pagën Paul Pogba me 95% dhe nga 8 milionë do të zbresë në 42 mijë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luis enrique enrike

Tjetër zëvendësim për Mbappe, Luis Enrique: Mësohuni!

lotito

Shpërthen Lotito: Lazio po bëhet kurban, ky sistem nuk garanton besueshmëri

zidane-1-600x360

Zidane refuzon Manchester Unitedin, nuk është i interesuar për Ligën Premier

fifa

FIFA e prerë, nuk do të ketë kartonë të kaltër

xavi

Kush është kandidati potencial për të zëvendësuar Xavin tek Barca? (FOTO)

futboll

Revolucioni në futboll po vjen – tetë rregullat e reja që pritet të votohen për sezonin e ri

zidane-1-600x360

Nuk e ka në mendje Bayernin – zbulohet plani i Zidanes për t’u kthyer në zejen e trajnerit

barcelona-real

Zbulohet synimi i Real Madridit para El Clasicos – Barcelona do synojë t’ua prish planet

vedat-muriqi

Muriqi me Mallorcan përball Bilbaos në finale të kupës

INFO

NA NDIQ