Pogba u ka thënë bashkëlojtarëve që do largimin

0

Paul Pogba raportohet t’iu ketë thënë bashkëlojtarëve të tij që dëshiron të largohet nga Manchester United, sipas një shkrimi në L’Equipe.

Në anën tjetër, thuhet që Djajtë e Kuq nuk do ta ndalojnë atë që të ikën në rast se vjen ndonjë ofertë e përshtatshme.

Pogba thuhet se ka mbetur i dëshpëruar nga paaftësia e United që të garojë për tituj të rëndësishëm.

Për më tepër, ai do që t’i bashkohet bashkëvendësit të tij, Zinedine Zidane, te Real Madridi.