Poketinjo: Mbape? Ende nuk kam vendosur nëse luan ndaj Sitit

Trajneri i Paris Sen Zhermenit, Maurisio Poketinjo potencoi se në ditën e sfidës kthyese të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëv, do të marrë një vendim nëse Kilian Mbappe do të luajë kundër Man. Sitit. Sulmuesi francez humbi ndeshjen e kampionatit francez kundër Lance të shtunën për shkak të një dëmtimi.

“Mbappe udhëtoi me ekipin në Mançester dhe do të bëjë stërvitje individuale në mënyrë që të vlerësojmë gjendjen e tij,” tha Poketinjo.

Trajneri argjentinas potencoi se ende nuk është vendosur nëse Mbape do të luajë në gjysmëfinale dhe se ai do ta marrë vendimin në ditën e ndeshjes.

PSZH do të përpiqet nesër të kompensojë disavantazhin nga ndeshja e parë, të cilën Man. Siti e fitoi me rezultat 2:1.