Policët e Idrizovës, frikë për sigurinë e tyre?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19 Prill, 2023

Dhjetëra policë të Burgut të Idrizovës në Shkup, si mëson jozyrtarisht Alsat kërkojnë pushime mjekësore ose dorëheqje nga vendi i punës, për shkak se ndjehen të pasigurt për veten dhe për familjarët e tyre.

Disa nga policët siç bëhet e ditur në rrugë jozyrtare madje janë të kërcënuar dhe ndjehen të pambrojtur andaj nuk dëshirojnë të vazhdojnë me punë. Alsat kërkoi qëndrim nga drejtoria e burgut, por si drejtori Zoran Jovanovski ashtu edhe zëvendësdrejtori Femi Jonuzi nuk u përgjigjen thirrjeve për ankesat e vazhdueshme të policëve të burgjeve se ndjehen të rrezikuar.

Drejtori i Sanksioneve Jovica Stojanoviq tha se nuk ka informata për një gjë të këtillë. Alsat, po ashtu, mëson jozyrtarisht se mungon edhe komunikimi i institucioneve përkatëse, respektivisht komunikim mes drejtorit të sanksioneve Stankoviq dhe ministrit të drejtësisë Krenar Lloga. Sipas burime të Alsat, për më shumë arsye, një javë më parë ministri ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të drejtorisë së Sanksioneve, Jovica Stankoviq, i cili konsiderohet edhe burim i problemeve në burgje./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_2044

E fejuan kur ishte vetëm 4 vjet, historia e pabesueshme e gruas: 18 vjet jam martu, ai i ka pas 15, fëmijë u kanë

IMG_2041

Haziri me akuza: Qeveria Kurti shkaktoi krizën e 7-të me Veriun gjatë mandatit të saj

IMG_2043

Shea: Veriu çështje e brendshme e Kosovës, punoni me BE-në e SHBA-në dhe mos e humbni besimin

mesi-argentina

Gazetari argjentinas zbulon të ardhmen e Messit

kurti vucic

Kurti thotë se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste, pjesë e listës së pagave të Serbisë

kurti kfor

Komandanti i KFOR-it: Albin Kurti ka bërë veprime të njëanshme

cigare-750x430

Shqipëria, e fundit në rajon për kultivimin e duhanit

vucic

Mediat kroate: Vuçiq me video-adresim gati si Millosheviqi në vitin 2000

policia-itali

Sherr mes bandave në Itali, plagosen 3 shqiptarë

INFO

NA NDIQ