Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

Picture of ina-online
ina-online

04/10/2023

Beqir Sina/INA

Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur që për vetëm 7 ditë të mbledhin 57,259 dollarë.

Një javë mbasi në veri të Kosovës, Banjskë të Zveçanit nga sulmet terroriste ndaj njësiteve policore të Repubikës së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, nëpërmjet një fushate për mbledhjen e ndihmave financiare(të hollave) shqiptarët që shërbejnë në uniformat policisë amerikane të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur që për vetëm 10 ditë të mbledhin 57,259 dollarë, për familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Banjëskë – Zveçan, Kosovë.

Përmes një donacioni, që është hapur në rrjetin social Facebook, “GoFundMe” Fondi per policin e vrare- Heroi më i ri i Kosovës Afrim Bunjaku”, ka për qëllim mbledhjen e 60 mijë dollarve për familjen e policit Bunjaku, thonë policët e kësaj shoqate..

Deri tani simbas këtij fondi janë bërë mbi 200 dhurues, mes tyre janë emrat e disa pjestarve të uniformave blu në New Jersey & New York,, si dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, Elton Shametaj, përfshirë këtu edhe disa pjestar të komunitetit të artistëve si Raif Hyseni, Alex Selimaj,, gazetar Halil Mula, aktivist ( Mentor Mata, Atmi Kurtishi, Shpëtim Qorraj, Mevlan Mata, Lionel Dreshaj i Tv Alb, e tjer) të cilët kanë kontribuuar me shuma të ndryshme në këtë fond dhe kanë arritur së bashku me qindra të tjer, që t’i grumbullojnë deri tani 57.259 dollarë, për familjen e policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Përndryshe, rreshteri Afrim Bunjaku, u vra në detyrë më 24 shtator nga terroristët (paramilatarët) serb, në veri të Kosovës, Banjëskë të Zveçanit.

Javën e kaluar pjestar të komunitetit shqiptar nga zona e Tri-Shteshit, bënë homazhe nga sheshi “Dag Hammarskjold Plaza” para ndërtesës së OKB-së, në kujtim të Afrim Bunjakut.

Ky është mesazhi Forcave të Zbatimit të Ligjit Shqiptarë Amerikanë, në rrjetin social Facebook, “GoFundMe” Fondi per policin e vrare- Heroi më i ri i Kosovës Afrim Bunjaku”,:

“Ne jemi bashkë sot me zemër të “vrarë” dhe një ndjenjë të thellë pikëllimi për të mbështetur familjen e një heroi të vërtetë, policit Afrim Bunjaku. Më 24 shtator 2023, P.O Bunjaku u vra në mënyrë tragjike gjatë një prite frikacake nga TERORISTËT SERB gjatë rrethimit të një Manastiri në veri të Kosovë. Përkushtimi i tij i palëkundur për t’i shërbyer dhe mbrojtur qytetarët e Kosovës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat tona.

Z. Bunjaku nuk ishte thjesht një polic i përkushtuar; ai ishte një simbol i guximit, qëndrueshmërisë dhe vetëmohimit. Ai mishëroi vlerat që ne, si profesionistë të zbatimit të ligjit, i mbajmë të shtrenjta – një përkushtim ndaj drejtësisë, një përkushtim të palëkundur ndaj komuniteteve tona dhe një gatishmëri për të vënë jetën tonë në linjë për të mbajtur çdo qytetar të sigurtë.

Si anëtarë të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit, ne jemi të bashkuar nga një angazhim i përbashkët për të mbështetur parimet e drejtësisë dhe për të qëndruar pranë atyre që i kanë kushtuar jetën kësaj kauze fisnike. Sot kemi mundësinë të qëndrojmë edhe një herë bashkë, por kësaj radhe është për të mbështetur familjen e P.O Afrim Bunjakut në kohën e këtij kumti të hidhët.”(INA)

TË FUNDIT
9 orë
Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale
9 orë
Haxhi Qamilët e sotëm ata që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës e qëndruan kokulur para flamurit shtetëror
11 orë
Nesër përballja Kurti-Vuçiç, BE njofton axhendën! Skepticizëm për rezultatin
12 orë
Gjermania nis planet për “dëbimin” e azilkërkuesve në shtete të botës së tretë
15 orë
Emigracioni në vitin 2023 arrin nivelin rekord në Zvicër

ME TE LEXUARA

9 orë
Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale
1 ditë
Kurti pas eliminimit të Shqipërisë: Krenar me ju, e ardhmja është premtuese

LEXO MË SHUMË

albin kurti mickoski

Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

hisen berisha

Haxhi Qamilët e sotëm ata që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës e qëndruan kokulur para flamurit shtetëror

vucic kurti

Nesër përballja Kurti-Vuçiç, BE njofton axhendën! Skepticizëm për rezultatin

gjermania-780x470

Gjermania nis planet për “dëbimin” e azilkërkuesve në shtete të botës së tretë

zvicra

Emigracioni në vitin 2023 arrin nivelin rekord në Zvicër

Kurti pas eliminimit të Shqipërisë: Krenar me ju, e ardhmja është premtuese

bajram begaj

Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

spanja kosova

Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

wesley clarck vesli klark

Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

INFO

NA NDIQ