“Polici përdori municionin zyrtar për pushkën automatike që e mbante ilegalisht në shtëpi”, MPB me kallëzim penal ndaj tre personave

Picture of INA
INA

12/12/2024

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal deri te Prokuroria ndaj policit me iniciale M.M., ndaj personit I.M. dhe ndaj një gruaje me iniciale R.M., përcjell TV21. Personat M.M. dhe I.M. dyshohet se janë furnizuar dhe kanë ruajtur në shtëpi ku jetonin në bashkëri një pushkë automatike, katër karikatorë dhe municion, gjegjësisht 125 plumba, ndërsa R.M. dyshohet se ka tentuar t’i fsheh të njëjtat gjatë bastisjes së policisë.

“M.M. ka përdorur municionin pa autorizim dhe e ka dhënë në një vend tjetër për ta përdorur nga i denoncuari i dytë, për ta përdorur si municion për automatikun pa leje që mbahej në shtëpi. I denoncuari i tretë, R.M., gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, i ka mbështjellë armët dhe municionin në një batanije dhe ka tentuar t’i çojë në një kat tjetër të shtëpisë, por është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë. Në këtë mënyrë, ajo me vetëdije, pushkën automatike dhe municionin, si objekt nga vepra penale, ka tentuar t’i mbulojë ose fsheh, nga punonjësit e policisë që po kryenin bastisje”, thonë nga MPB duke shtuar se kanë kërkuar që polici të suspendohet nga puna deri në vendimin që pritet të marrë kontrolli i brendshëm pas ngritjes së procedurës disiplinore./tv21.tv

TË FUNDIT

Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

Luizi dhe Kiara po përfundojnë pushimet me këto fjalë

Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË