Policia aksion kontrolli nëpër këmbimbore në Kumanovë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20 Mars, 2023

Policia e Maqedonisë në bashkëpunim me inspektorate ka kryer kontrolle nëpër disa këmbimbore në Kumanovë. Sipas raportit të publikuar, gjatë këtij kontrolli të kryer nga fundi i javës së kaluar janë konstatuar parregullësi tek tri këmbimbore dhe tek një person fizik që këmbente para në rrugë.

Siç informojnë nga MPB-ja, parregullsitë kanë të bëjnë me shkeljen e Ligjit për punë devizore.

Gjatë kontrollit të këmbimores dhe personit juridik me inicialet M.K. në Kumanovë, është konstatuar se nuk posedon vendim për kryerjen e veprimtarisë nga BPRSM, e as licencë për shitjen dhe blerjen e parave efektive të huaja dhe vendore. Te personi juridik në momentin e kontrollit në arkë për transaksione ditore është gjetur një sasi e madhe parash vendase dhe të huaja në valuta të ndryshme, prej të cilave 4,7 milionë denarë, 41.400 dollarë amerikanë, 2.700 euro. 1100 franga zvicerane dhe 4200 leva bullgare.

Gjatë kontrollit tek një këmbimore tjetër, drejtues i së cilës është D.M. nga Kumanova, është konstatuar nuk posedon Vendim për kryerjen e veprimtarisë nga Banka Popullore, e as licencë për shitjen dhe blerjen e parave efektive të huaja dhe vendore, dhe në arkë për qarkullim ditor kishte një sasi të madhe të parave efektive vendore dhe të huaja, përkatësisht: 321.600 denarë , 630 euro dhe 320 dollarë amerikanë.

Në objekt afarist – këmbimore pa person juridik të regjistruar, në pronësi të M.A. nga Kumanova, është konstatuar se nuk ka person juridik të regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së dhe nuk posedon as Licencë dhe as Vendim nga BPM për kryerjen e punëve të këmbimit. Në momentin e kontrollit M.A. posedonte në mënyrë të paligjshme deviza vendase dhe të huaja në shumë prej 325 euro, 100 dollarë amerikanë, 4.700 franga zvicerane, 34.500 denarë, 4.800 dinarë serb.

Në sheshin e qytetit në Kumanovë është gjetur M.S. nga Kumanova se ka kryer punë këmbimi në kundërshtim me Ligjin për punë devizore dhe tek ai janë gjetur 30.000 dinarë serb, 2.700 leva bullgare, 700 euro, 1.500 franga zvicerane, 162 dollarë amerikanë dhe 65.300 denarë.

“Për gjendjen në kundërshtim me nenin 54 të Ligjit për punë devizore të RSM-së me këta persona juridikë dhe fizikë është njoftuar prokurori publik detyrues nga Prokuroria Publike Kumanovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve do të përpilohet procesverbal me parashtresa përkatëse”, njofton MPB.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ