Policia bastisi shtëpinë e Gëzim Ostrenit në Dibër

Mëngjesin e sotëm (e mërkurë), në Dibër është bastisur shtëpia e Gëzim Ostrenit nga ana e policisë së Maqedonisë sê Veriut. Siç thuhet, forcat policore kanë hyrë në objektin ku jeton ish gjenerali i UÇK-së dhe kryetar i subjektit politik, Uniteti, por nuk bëhet e ditur arsyeja e këtij aksioni të policisë.

Burimet tona konfirmojnë se gjatë kontrollit në shtëpinë e Ostrenit nuk është gjetur asgjë e palejueshme, apo të paktën ajo për të cilën kishin ardhur forcat policore.

Persona të afërt me familjen e tij nga Dibra, kanë konfirmuar rastin, por jo edhe arsyen e kontrollit.

Gjeneral Gëzim Ostreni është njëri nga eksponentët më të lartë të UÇK-së, për shumë kohë bashkëpunëtor i ngushtë me Ali Ahmetin e BDI-së. Ka ushtruar disa pozita shtetërore në Maqedoni, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2016 i doli kundër Ahmetit dhe BDI-së duke themeluar partinë Uniteti./in7.tv/