Policia bastisje në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, çka po ndodhë?

Picture of INA
INA

12/12/2024

Policia sot pasdite ka ndërhyrë në Këshillin Gjyqësor Republikan në Shkup, ku ka kryer kontroll.

Autoritetet policore me prokurorë janë në kërkim të procesverbaleve nga seanca e Këshillit Gjyqësor lidhur me mandatin e ish-kryetares së KGJR-së, Vesna Dameva, e cila javën e kaluar dha dorëheqje nga kjo detyrë, dy ditë para përfundimit të mandatit, përcjell INA.

Një pjesë e mediave publikuan spekulime se bastisja ka të bëjë me ish-zyrtarin e BDI-së, Artan Grubi dhe gjyqtarin e Apelit Enver Bexheti, të cilët pardje u futën në listën e zezë amerikane, por Prokuroria ka mohuar se po ka të bëj me këtë rast.

Para dorëheqjes, Dameva u përpoq të zgjaste mandatin e saj si kryetare e Këshillit Gjyqësor për 8 muaj, aq sa zgjati pauza në mandatin e saj dy vjeçar, pasi vitin e kaluar u largua në mënyrë të paligjshme nga posti dhe u rikthye në detyrë. ajo fitoi betejën ligjore në Gjykatën Administrative.

Më 28 nëntor, kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, tha se vazhdimisht merr informacione për atë që po ndodh në Këshillin Gjyqësor.

“Kemi dokumente dhe pranoj dokumente nga denoncuesit për të dhëna të falsifikuara me data të ndryshme, vula të ndryshme, pa firma. Dhe nëse kjo nuk është bazë që prokurori publik të hyjë dhe të kontrollojë, nuk e di se cili zë duhet të arrijë në Prokurori për të vepruarl”, kishte deklaruar kryeministri Mickoski.(INA)

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË