Policia, Dogana dhe AKI në aksion, operacion anti-drogë në Prishtinë

Picture of INA
INA

30/10/2025

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se me përkrahje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, të mërkurën janë kapur rreth 250 kilogramë kanabis në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas Doganës, droga u gjet e fshehur në një automjet transportues. Policia mbrëmë njoftoi se droga u gjet në një kamion.

“Një operacion i bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, i ndërmarrë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e rreth 250 kilogramëve të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur me kujdes në një automjet transportues. Operacioni është realizuar gjatë orëve të pasdites, kur njësia e Antikontrabandës e Doganës ka ndalur për kontroll një kamion që po lëvizte në drejtim të Prishtinës në autostradën “Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se një i dyshuar u arrestua, ndërsa inspektimi u bë duke përdorur pajisje të dhuruara nga Ambasada Amerikane.

“Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike. Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia antidrogë e Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kompetente. Personi përgjegjës është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore janë në zhvillim”, njofton Dogana.

Ndërkaq, mbrëmë Policia e Kosovës ndau gjithashtu detaje në lidhej me rasitn.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. I dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i është gjetur dhe sekustruar një sasi e subsatance narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg. Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie, përmes ndjekjes penale të të gjithë kryesve të mundshëm të veprave penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

TË FUNDIT

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Si është Gjesti pas humbjes së vëllait? Flet miku i tij më i mirë

Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg

Aksident trafiku në Shkup, një i vdekur dhe tre të lënduar

Pasi konfirmoi lidhjen, tradhtohet nga partneri Ronela Hajati?

Shqipëri-Angli, publikohen formacionet zyrtare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË