Policia e Kumanovës sot shqiptoi 56 dënime në Likovë

Gjatë ditës së sotme policë nga SPB Kumanovë kanë kryer kontrolle të shtuara në rajonin e komunës së Likovës. Kontrollet janë kryer për tejkalim të shpejtësisë, transmeton gazeta Lajm.

Me këtë rast janë dënuar 56 shoferë, si dhe janë shqiptuar 17 dënime tjera.

MPB njofton se po merr masa të vazhdueshme për të parandaluar aksidentet në komunikacion.