Policia e Maqedonisë arreston kryetarin e invalidëve të UÇK-së, reagon Lutfi Haziri

0

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas arrestimit të Afrimit Rexhepit nga policia e Maqedonisë.
Afrim Rexhepi është kryetar i invalidëve të UÇK-së, dega në Gjilan.

“Me shqetësim e mora lajmin për arrestimin e kryetarit të Invalidëve të UÇK’së, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi nga Policia e Maqedonisë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!”, ka shkruar Haziri.

Në vendkalimin kufitar sot në Tabanoc është arrestuar edhe i dënuari në mungesë për rastin e “Sopoti”, por që njihet edhe si Afrim Ukshini.

Ky rast është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast 11-të persona u dënuan me mbi 150 vite burgim për terrorizëm.

Ndërsa Prokuroria Publike Speciale e ka mbyllur rastin “Sopoti”, në mungesë të fakteve dhe për të njejtët përfundimisht është vërtetuar pafajësia e tyre.

Vullnet Paçuku avokati i të arrestuarit të sotshëm në vendkalimin kufitar në Tabanoc, Afrim Ukshinit ka reaguar ashpër duke thënë se arrestimi në fjalë është jashtëligjor dhe i pa bazë.

Sepse siç shtoi ai, të akuzuarit e rastit të Sopotit janë shpallur të pafajshëm me vendim të plotëfuqishëm.

Komentet

komentet