Mbi një ton material specifik për prodhimin e amfetaminës, në vlerë mbi 50 milionë euro, i dedikuar për vendet e Bashkimit Evropian, është sekuestruar sot nga policia në Aeroportin e Shkupit.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme, duke paralajmëruar se do të jepen detaje për aksionin e realizuar, përcjell INA.
“Në aksionin e policisë u thye një grup i organizuar kriminal dhe u sekuestrua më shumë se një ton pararendës nga i cili supozohej të prodhohej amfetamina”, theksoi MPB.
Ngarkesa ishte nisur nga Kina, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte një vend i BE-së. (INA)