Policia e Serbisë ndalon në kufi serbët që punojnë në Qeverinë e Kosovës

0

Në tri raste policia e Serbisë i ka ndaluar në kufi zyrtarët serbë që punojnë në qeverinë e Kosovës. Haradinaj i ka denuar këto ndalje. Policia e Serbisë e ka ndaluar serish në vendkalimin kufitar në Medare një këshillar të përkatësisë entike sebe të Kosovës, i cili punon në qeverinë e kryeminitrit Ramush Haradinaj.

Nebojsha Jakovljeviq, është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë së pavarur liberale serbe (SLS), shkruan DW.

Ky është rasti i tretë që autoritetet e Serbisë ndalojnë zyrtarë të kësaj partie në kufirin Kosovë-Serbi, duke i marrë në pyetje për orë të tëra. Më herët në dy raste të ndara në Medare, janë ndaluar për disa orë, kryetari i Partisë së Pavarur Liberale [SLS] në Kosovë, Slobodan Petroviq, dhe nënkryetari i kësaj partie Boban Stankoviq, që është zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

SLS nuk pajtohet me politikat e Listës serbe, e cila ka dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe që ka kohë që kanë bojkotuar institucionet e Kosovës. Lista Srpska e ka mbështetjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ndalimit që iu bë sot në Merdare Nebojsha Jakovljeviqit, që është këshilltar në qeverinë e tij, tha se “ky është presion dhe kërcënim i Serbisë ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë”.