Policia Financiare, kallëzim penal për fshehje të tatimit ndaj 1 personi dhe 4 kompanive

Picture of INA
INA

25/02/2025

Drejtoria e Policisë Financiare deri te Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër Fidan Bibajt, pronar dhe drejtues i disa kompanive në vend, por edhe kundër katër kompanive, për shkak të fshehjes së tatimit nëpërmjet një sërë veprimesh në periudhën kohore prej vitit 2013 deri në vitin 2023.

“Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2023, ka kryer një sërë veprimesh të ngjashme antiligjore me qëllim të zvogëlimit të bazës së tatimit për përllogaritje dhe pagesë të tatimit të fitimit, me të cilat veprime ka kryer vepër penale Fshehje tatimi”, njoftojnë nga Policia Financiare.

Pronari i kompanive, sipas Policisë Financiare dyshohet se ka transferuar mjete në bazë të huamarrjeve në llogari të tij dhe katër kompanive, të cilat më pas nuk janë evidentuar në bilancet tatimore dhe nuk janë shlyer pas skadimit të afateve ligjore.

Siç sqarojnë nga Policia Financiare, me veprimet e tij me qëllim që të shmanget pagesa e tatimit, Bibaj ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 260 mijë eurosh.

“Me veprimet, i paraqituri i parë B.F. me qëllim që ta zvogëlojë obligimin tatimor për caktimin e tatimit të fitimit me qëllim që të shmang pagesën e tatimit, në emër, për llogari dhe në dobi të personave të paraqitur juridik, në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2023, nuk ka paraqitur, nuk ka llogaritur dhe nuk ka paguar tatim të fitimit sipas procedurës tatimore prej 10% në vlerë të përgjithshme 16 milionë denarë, për të cilën vlerë është dëmtuar Buxheti”, thonë nga Policia Financiare.

Fshehjen e tatimit, sipas Policisë Financiare, Bibaj e ka kryer nëpërmjet kompanive Bibaj Grou Sh.P.K. e cila është e paraqitura e dytë në kallëzim, Bibaj Sh.P.K. e paraqitur e tretë, Pro Tire Sh.P.K. e paraqitur e katërt dhe Raen Sh.P.K. e paraqitur e pestë. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Gjermania rihap ambasadën e saj në Siri pas mbylljes 13-vjeçare

Qeveria sërish me thirrje: Mediat që kanë emituar materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve t’i largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë

28 persona të dyshuar për tra’gjedinë! Kocevski: Rrënjët janë te korrupsioni i thellë në sistem

LAMTUMIRË! Përfundon ceremonia e varrimit të viktimave të Koçanit

SPAK merr në pyetje Veliajn, i komunikohet që është në hetim për një tjetër akuzë

Turqia do të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË