Policia Financiare në Maqedoni po analizon rastin BigCommerce+

Iliria News Agency
Iliria News Agency

31 Janar, 2022

Belkija Reshiti, shef i Digital Forensic pranë Drejtorisë së Policisë Financiare në ClickPlus në TV21 tha se autoritetet kanë janë në dijeni për mashtrimin me skemën piramidale BigCommerce+.

Ai tha se po vijojnë analizat, ndërkohë tha se personalisht mendon se kjo platformë paraqet skemë mashtrimi.

“Ne jemi duke hulumtuar rastin. Kemi bërë analiza. Analiza të IP adresave. Me atë qëllim që të analizojmë rastin, si po ndodhë, në çfarë situata”, tha mes tjerash Belkija Reshiti Shef i Digital Forensic, DPF.

Median Abazi nga Crypto Tresor në ClickPlus në TV21 tha se dyshon që në BigCommerce+ janë investuar shumë më tepër se 80 milionë euro.

“30 për qind të të hollave që ka gjeneruar pala e tretë i tretë, viktima, kushtimisht ta them, ka qenë income pasiv i personit në fjalë që ka referuar. Këtu realisht janë gjeneruar shumë të holla. Për këtë shkak e thash, ndoshta 80 milionë ka qenë qarkullimi, mirëpo si skemë mashtrimi nuk ka qenë aq. Veç është bërë bartja e lekëve nga një xhep në tjetrin realisht”, tha Abazi.

Abazi shpjegon sistemin e skemës BigCommerce duke thënë se qytetarët kanë mashtruar njëri-tjetrin, duke u angazhuar për të futur sa më shumë njerëz me qëllim që të përfitojnë personalisht.

“Nëse është bërë dëm, është bërë dëm ndaj individit, jo ndaj komunitetit. Sepse këtu realisht i kanë bërë dëm njëri-tjetrit, nga lakmia. Nëse unë tash ka potencial për t’i fituar 30 për qind, unë do të bëj çmos në shpërndarjen e kësaj platforme”, deklaroi Abazi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ