Policia gjen tritol dhe granata dore në një banesë të braktisur në Vlorë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/02/2023

30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, katër granata dore dhe dy ndezës granatash, janë sekuestruar ditën e sotme në një banesë të braktisur në Vlorë.

Policia bën me dije se pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, dhe mbante një çantë brenda së cilës dyshohej se kishte sende të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, bazuar fillimisht në informacione sipas të cilave dyshohej për lëndë narkotike, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bllokuar hyrje-daljet e lagjes dhe kanë vijuar kontrollin e imtësishëm, për të lokalizuar personin e dyshuar, thuhet në njoftimin e policisë

Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëvizte me çantë në këtë lagje.

Sakaq vijohet puna për kapjen e poseduesit/ve të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/pfbid02Fq8WMUcXdGDAi6HFY6UqGHUQAssN5UTjd5iHzhyrifi1YPzAjkUXZPVdUzPXCSP8l

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

rama macron makron

Nga takimi kokë më kokë me Macron, te marrëveshjet që do të firmosen, agjenda e kryeministrit Rama në Francë

INFO

NA NDIQ