Policia i kthen mbrapsht motoristët serbë që ia kishin mësyrë Kosovës

Picture of INA
INA

07/07/2023

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani ka thënë se i është ndaluar hyrja një numri të motoristëve që u raportua se ishin nisur në drejtim të Kosovës.

Ai tha se kjo është bërë për me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

“Për shkak të mundësisë që rendi dhe qetësia publike të prishen, ne i kemi dërguar njësitë adekuatë që janë për menaxhim të turmave në pikën kufitare në Jarinje dhe këtyre motoçiklistëve i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës. Situata është e qetë dhe lëvizja e veturave është duke u bërë si zakonisht”.

Mediumi serb “Kosovo-Online” ka cituar “zyrtarë të policisë së Kosovës”, të cilët kanë thënë se çiklistëve nuk u është lejuar hyrja për shkak të arsyeve të sigurisë.

Milic Radeviq, i cili është organizator i këtij grupi, ka thënë se kanë marrë një njoftim nga Policia se nuk mund të hynë në Kosovë.

“Ne pyetëm nëse do të mund të vinim për të nesërmën, na thanë se as ne as motorët tanë nuk do të mund të hyjnë në Kosovë. Na tërhoqën vëmendjen se rreth 300 metra nga vendkalimi ka autoblinda dhe mjete luftarake të Policisë së Kosovës dhe më mirë të mos hyjmë.” – citohet të ketë thënë ai.

Një person tjetër, citohet të ketë thënë për këtë medium se kanë pasur “qëllime të mira”, që t’i viztojnë dhe t’i ndihmojnë serbët që janë në Kosovë.

TË FUNDIT
7 orë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur
15 orë
Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit
2 ditë
Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti
2 ditë
Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë
2 ditë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

ME TE LEXUARA

15 orë
Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit
7 orë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240721_232714

Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

ujmani

Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit

arianit koci

Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

albulena haxhiu

Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

ganimete musliu

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

fatoni blogerja

Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

faton hajrizi

VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij

ardita sinani ragmi mustafa

Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

INFO

NA NDIQ