Policia ndaloi flamurin shqiptar në stadium, por nuk i ndaloi dot dy golat e Fiton Ademit

Picture of INA
INA

26/08/2024

Kuqezinjtë dominojnë në Strumicë për fitore të sigurtë ndaj AP Brera. Policia ndali flamurin kombëtar në tribunë për “Ballistët”, mirëpo nuk ndalën dot fluturimin e Fiton Ademit në fushë, që me dy realizime na jep triumfin dhe vendin e parë në renditje.

AP BRERA SHKËNDIJA 0:2 (0:0)

Stadiumi “Blagoj Istatov” në Strumicë

Golashënues: Ademi 47’ dhe 63’ (Shkëndija)

Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)

AP BRERA: Kupanov, Jankulov, Laziç, Naumçevski, Kauan (Antovski 79’), Olaosebikan (Todorovski 66’), Stameniç, Gjeorgievski (c), Milovanoviç (Ristovski 66’), Mato, Ivkoviç (Kalanoski 61’).

Trajner: Bojan Krulj

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili, Cake, Merxhani, R. Ramadani, Qaka (F. Ramadani 79’), Ahmedi (Krstevski 70’), Ademi (Nuhija 89’), Shala (Jakupi 89’), Ibraimi (c).

Trajner: Jeton Beqiri

(Komunikata e plotë e KF Shkëndija)

Shkëndija kthehet me tre pikë nga transferta me Brerën në Strumicë, ku Fiton Ademi bën ligjin me dy gola. Gëzimin e plotë të kuqezinjëve nuk e lejuan forcat e rendit (policia), të cilët kërkuan largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga tribuna ku ishin vendosur tifozët tanë, pas çka “Ballistët” vendosën të braktisin stadiumin pas vetëm 30-të minutave lojë. Protesta jonë nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës.

Shkëndija e nisi me shumë autoritet ndeshjen dhe që në minutat e para kërkoi të ushtrojë presion ndaj vendasve, duke ekzekutuar tre rivënie nga këndi të njëpasnjëshme në minutën e tretë të takimit. Vendasit provonin të përgjigjen, mirëpo realisht në pjesën e parë ishim ekipi me më shumë posedim të topit dhe ndërkohë pa lënë të na rrezikohet në asnjë moment porta, në anën tjetër kishim 8 goditje në drejtim të portës së Kupanovit, prej të cilave një në minutën e 11-të kur Ibraimi u kanos rezikshëm, mirëpo portieri i Brerës me intervenim bravuroz na mohoi golin e epërsisë. 60-40 në përqindjen e topit flet qartë se në pjesën e parë ishim më kërkues, mirëpo pa gjetur rrjetën vendase në pauzë shkuam me rezultatin e fillimit 0:0.

Në start të pjesës së dytë u shfaqëm edhe më të vendosur për të shfrytëzuar dominimin dhe pa kaluar 120 sekonda pamë vetën në avantazh. Super asist i Valon Ahmedit, ndërsa me shumë klas dhe parabolim të portierit, Fiton Ademi realizoi në portën vendase (47’) duke na dhënë epërsi 1:0. Brera u përball me pamundësi për të dhënë përgjigje pas golit të pranuar, derisa kuqëzinjtë vazhduan presionin dhe në minutën e 63-të me Fiton Ademin shtojmë golin e dytë për avantazh të sigurtë. Skuadra vendase tentoi në minutat në vazhdim të kthyer gjërat që shkuan mbrapsht për meritë të kuqezinjëve, mirëpo tanët arritën të menaxhojnë lojën si duhet, duke marrë në fillim fitore të rëndësishme në këtë transfertë dhe kalim në krye të renditjes pas tre xhirove me pikë të barabarta me Gostivarin dhe Rabotniçkin.

Ndeshja e radhës

Fundjavën e ardhshme zhvillohet xhiroja e katërt, pas çka kampionati do të ketë pauzë dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Shkëndija do të luajë si vendase në Tetovë përballë Pelisterit.

Shkëndija-Pelisteri 31.08.2024

TË FUNDIT
47 minuta
Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane
49 minuta
Ministri i Administratës: Balanceri për momentin mbetet, por nuk do të thotë se nuk do të hiqet
3 orë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
4 orë
Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija
4 orë
“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Qeveria e RMV-së do të vendosë një limit për çmimet e produkteve ushqimore bazë
23 orë
Alfa: Për 4 vite nuk u ndërtuan 12 km autostradë, zyrtarë të BDI-së blenë toka për përfitime financiare
6 orë
Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar
1 ditë
Gërvalla - BE-së e SHBA-së: Të ndalet Vuçiqi para se të hyjë në luftë
21 orë
Për 10 vjet, Tetova me 10 mijë nxënës më pak! (VIDEO)
4 orë
“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve
1 ditë
Katër ministritë e reja të formuara pa debat publik edhe më shumë e ulin besimin në institucione
19 orë
Fetai: Frymëzues, takimi i sotëm me rininë tonë në Sllupçan
4 orë
Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija

LEXO MË SHUMË

antoni blinken

Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Goran Mincev

Ministri i Administratës: Balanceri për momentin mbetet, por nuk do të thotë se nuk do të hiqet

mexhiti izet

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

kosova futboll

Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija

serb bllokada protesta kufi

“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve

spitali-kovid-tetove

Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Ursula Von der Leyen

Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

jasir

Shënoi golin e fitores, Asani pas triumfit të Kombëtares: Gjithçka, gjithmonë për ty Shqipëri

ylber

“E nisëm siç duhet, krenar që jamë shqiptar”, Ylber Ramadani: Tani sytë nga Tirana

INFO

NA NDIQ