Policia ndërhyn në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, Prokuroria jep detaje

Picture of ina-online
ina-online

02/09/2023

Pas alarmimit në media se në Klinikën e Onkologjisë ka dyshime se po bëhen keqpërdorime me ilaçet dhe terapitë e pacientëve, mbrëmjen e kaluar është kryer kontroll nga ana e policisë dhe prokurorisë në këtë klinikë.

Lajmi është konfirmuar sot nga Prokuroria Themelore, ku kanë sqaruar se në kuadër të këtij aksioni, ka pasur bastisje edhe në banesa private.

“Gjatë ditës së djeshme në bazë të urdhëresës së gjykatës, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione të tjera në banesa private në Shkup. Në këtë mënyrë janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës.Themelore Publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë të ndërmarrin veprime në procedurë parahetimore, të iniciuar në bazë të pretendimeve në tekste gazetareske të një gazete javore lidhur me punën e Klinikës”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Nga prokuroria kanë shtuar se, kontrollet bëhen me qëllim sigurimin e provave për të hetuar shenjat e mundshme të një krimi. Ndërkohë, në lidhje me këtë aksion ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili tha se, pret që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin.

“Mbështetje të fortë për aksionin e prokurorisë dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë. Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit”, është shprehur ministri Fatmir Mexhiti.

Ky aksion vjen pas publikimeve të një sërë shkrimesh në javoren “Fokus” muajin e kaluar për një rrjet biznesi kriminel për rishitjen e ilaçeve të shtrenjta. Sipas pretendimeve të këtij mediumi, në këtë rrjet kanë qenë të përfshirë më shumë mjek dhe staf mjekësor i kësaj klinike.

Në raportimet e “Fokusit” thuhet se, në sistem janë vendosur pacientë fiktive, ndërsa një pjese të pacientëve real u është dhënë terapi e pjesshme dhe në këtë mënyrë, terapia e shtrenjtë biologjike ka përfunduar në tregun e zi.

TË FUNDIT
4 orë
Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
6 orë
Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë
6 orë
Spanja kampione e Evropës
8 orë
Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup
8 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

ME TE LEXUARA

19 orë
Pritjet kufitare, ja sa po pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë
12 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion
17 orë
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
10 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
16 orë
Alternativa-Likovë me tre poste në Qeveri
8 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

LEXO MË SHUMË

IMG_4368

Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe

herol-750x896

Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë

IMG_4367

Spanja kampione e Evropës

IMG_4366

Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup

IMG_4365

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

INFO

NA NDIQ