Policia po e kërkon Gruevskin rrugëve të Shkupit (Video)

0

Çdo moment pritet Gruevski të paraqitet në burgun e Shutkës.

Para burgut hetues në Shutkë, po presin gazetarët që çdo moment të paraqitet për të vuajtur denimin me burg, pas vendimit të Këshillit Penal.

Në shtëpinë e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski para gazetarëve është paraqitur gruaja e tij duke sqaruar se ai nuk ndodhet në shtëpi. Për momentin nuk dihet adresa e tij e saktë. Alsat më parë njoftoi se policia po e kërkon Gruevskin rrugëve të Shkupit.

Jozyrtarisht, shërbimet e Këshillit Penal, pas vendimit kanë shkuar në shtëpinë e Nikolla Gruevskit për t’i dorëzuar vendimin. Atje u është thënë se Gruevski nuk ndodhet në shtëpi ndërkohë që shërbimet përpiqen ta lokalizojnë atë për t’i dorëzuar vendimin e Këshillit. Nëse Gruevski nuk gjendet dhe nuk paraqitet në Burgun e Shutkës deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit do ta presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin. Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.

https://www.alsat-m.tv/wp-content/uploads/2018/11/3A705AFB-5D54-4194-B045-1995591CBF37.mp4