Policia polake në kërkim të një puma dhe pronarit të saj

0

Policia polake është vënë në kërkim të një puma dhe të pronarit të saj, që janë larguar për të shmangur felinin që të futej në një kopsht zoologjik.

”Qytetari polak e ka mbajtur në mënyrë të paligjshme pumën në shtëpinë e tij, në qytetin jugor Ogrodzieniec, 47 kilometra në veriperëndim të Katovicës”, raportoi transmetuesi polak TVN24.

Pas një urdhri gjyqësor, policia shkoi në shtëpinë e tij për ta marrë kafshën e egër dhe për ta çuar në kopshtin zoologjik të Poznanit.

Por, në vend që ta jepte pumën, qytetari kërcënoi policinë, përpara se të largohej.

Dëshmitarët thanë se ai i kishte thënë drejtorit të kopshtit zoologjik se puma ishte ”fëmija” i tij, se ai e kishte rritur kafshën dhe se nuk do ta jepte kurrë.

Policia tha se ky burrë kishte qenë ushtar në Afganistan dhe se mund të kishte objekte të tjera të rrezikshme me vete.

“Kjo nuk është një lodër për përkëdhelje!”, tha drejtori i kopshtit zoologjik.